×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjermania e bën të detyrueshme përdorimin e maskave në transportin publik

    FrontOnline
    23 Prill 2020

    Në të gjithë Gjermaninë do të jetë e detyrueshme mbajtja e maskës për të luftuar përhapjen e koronavirusit.

    Bremen u bë dhe rajoni federal i fundit i cili vendosi këtë masë.

    Maska do të jetë e detyrueshme në transportin publik në të gjithë Gjermaninë, gjithashtu pritet të bëhet e detyrueshme edhe përdorimi i maskave kur bëhen blerje.

    Kancelarja gjermane Angela Merkel rekomandoi përdorimin e detyrueshëm të tyre javën e kaluar kur lehtësoi rregullat e mbylljes në mbarë vendin.

    Rregullat e reja pothuajse në të gjithë Gjermaninë kanë hyrë në fuqi të hënën.

    Në disa rajone është vendosur gjoba me 25 euro për personat që nuk do të mbajnë maskë, ndërkohë që në rajone të tjera nuk është përcaktuar ndonjë dënim.

    Shtete të ndryshme kanë marrë vendime të ndryshme lidhur me përdorimin e maskave.

    Edhe Austria e ka bërë të detyrueshme përdorimin e tyre me hapjen e dyqaneve në fillim të këtij muaji, ndërkohë në Zvicër nuk e ka bërë të detyrueshme përdorimin e maskave me hapjen e dyqaneve.

    Që prej shpërthimit të koronavirusit Organizata Botërore e Shëndetit vazhdimisht këshilloi që maska të mbahet nga personat e sëmurë dhe ata që kujdesen për ta.

    Megjithës studimet sugjerojnë se maskat nuk janë aq efektive sa larja e duarve me sapun dhe ujë por shumë shtete po e bëjnë të detyrueshme përdorimin e maskës në transportin publik dhe në dyqane, përfshi Austrinë, Republikën Ceke dhe Sllovakinë

    Të tjerë kanë filluar të shpërndajnë maska për udhëtarët, siç është Spanja. Franca ka premtuar të prodhojë maska të mjaftueshme për të gjithë banorët e saj nëse dëshirojnë të vendosin një të tillë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.