
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë regjistruar edhe 26 raste të reja me coronavirus në Kosovë ,shkruan Front Online.
Të gjitha rastet sipas IKSHP-së janë raste kontakti dhe vinë nga këto komuna.
“Sipas IKSHP-së, rastet pozitive janë raste kontakti, tetë (8) raste nga komuna e Kamenicës (sipas vendbanimit: gjashtë (6) raste Poliçkë dhe dy (2) raste Hodonoc), katër (4) raste nga komuna e Istogut (sipas vendbanimit: dy (2) raste Kërninë, një (1) rast Istog dhe një (1) rast Prekallë), katër (4) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: një (1) rast Vitomiricë, një (1) rast Lutogllavë, një (1) rast Nabërgjan, dhe një (1) rast Pejë), katër (4) raste me vendbanim Stubëll-Viti, tre (3) raste me vendbanim në Ferizaj dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Prizren, Godanc i epërm-Shtime dhe Zveçan”.
Numri total i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë ka shkuar në 630, ndërsa të vdekur janë shënuar 18 raste /Front Online