
Dhjetë persona kanë arritur të shërohen sot nga koronavirusi, ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Kësisoj, numri i të shëruarve bga COVID-19 në Kosovë ka arritur në 138.
“Sot më 22 prill 2020, janë shëruar edhe dhjetë (10) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej njëqind e tridhjetë e tetë (138) raste”, njofton IKSHPK.