
Sonte janë shëruar edhe pesë pesona nga virusi Ccorona në Kosovë, raporton Front Online.
Me të shëruarit e fundit, numri i përgjithshëm i të shëruarve në Kosovë ka shkuar në 128.
“Sot më 21 prill 2020, janë shëruar edhe pesë (5) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej njëqind e njëzet e tetë (128) raste”, shkruhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.