×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Trump lavdëron testimet, është bërë një super punë

    FrontOnline
    21 Prill 2020

    Presidenti amerikan Donald Trump përshëndeti punën e administratave të tij për testimin e gjerë të bërë në të gjitha shtetet mes pandemisë koronavirus. Kjo vjen pasi disa guvernatorë nga të dy partitë politike thonë se u mungojnë furnizimet për testimet që u duhen dhe paralajmërojnë se mund të goditen nga një valë e dytë e infeksioneve, duke pasur parasysh se njerëzit pa simptoma ende mund të përhapin sëmundjen.

    Presidenti i ka krahasuar vazhdimisht ditët e fundit shqetësimet e guvernatorëve për mungesën e aftësisë për testime me ankesat e mëparshme të shteteve se nuk kishin respiratorë të mjaftueshëm për të përballuar parashikimet e qeverisë federale për individët që do të shtroheshin në spital gjatë shpërthimit të virusit. “Qindra laboratorë janë të gatshëm, të gatshëm dhe të aftë. Disa prej guvernatorëve si shembull, guvernatori nga Merilendi nuk e kuptoi mire listën. Ai nuk kuptoi shumë atë që po ndodhte. Mendoj se tani do ta kuptojë. Është shumë e thjeshtë, por ata kanë një kapacitet të jashtëzakonshëm dhe shpresojmë të jemi në gjendje ta ndihmojmë atë.

    Ne do të punojmë me ta dhe me të gjithë guvernatorët”, tha Trump. Guvernatori republikan i Merilendit Larry Hogan tha se ai kishte kontaktuar të gjithë laboratorët në shtetin e tij që ishin në listë por disa prej tyre janë federalë dhe nuk mund të përdoren. Shtëpia e Bardhë thotë se kjo do të ndryshojë. Ekspertët e shëndetit publik thonë se vendi duhet të rrisë në mënyrë dramatike infrastrukturën e tij të testimit nëse do që të rihapë bizneset pa rrezikuar një rikthim të fortë të infeksioneve.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.