×
  • Lajme
  • Lajme

    Paralajmërimi i Mustafës për heqjen e reciprocitetit, Pal Lekaj: Për këtë temë mos e drejtoni gishtin kah AAK

    FrontOnline
    21 Prill 2020

    Heqja e reciprocitetit do të jetë një nga vendimet e para për të cilat kanë paralajmëruar se do t’i marrin LDK’ja në rast se ju jepet e drejta për të krijuar qeverinë. Me këtë qëndrim të partisë së Isa Mustafës, po pajtohen edhe AAK’ja që sipas të gjitha gjasave do të jenë partnerët kryesorë të Lidhjes Demokratike në koalicion.

    Qeveria në detyrë e Kosovës në vazhdimësi është duke marrë thirrje për heqje të masës së reciprocitetit me Serbinë, në mënyrë që të krijohen kushtet që Prishtina e Beogradi të ulen në tavolinë të bisedimeve pas gati më shumë se dy vitesh prej kur dialogu po qëndron pezull.

    Megjithatë, qeveria në dorëheqje, që ka marrë vendimin për reciprocitetin dhe atë për heqje të taksës, kanë deklaruar se një masë e tillë do të vazhdojë që të mbetet në fuqi.

    Ndryshe, nga kreu i Qeverisë në detyrë po deklarohet LDK’ja, që me shumë gjasë do të formojë qeverinë e ardhshme.

    Kreu i kësaj partie, Isa Mustafa ka deklaruar vendimi i parë që do të merrte qeveria e krijuar nga LDK’ja do të ishte heqja e reciprocitetit. Shefi i Lidhjes Demokratike tha se kjo masë do të vazhdohej me reciprocitet të plotë tregtar, ekonomik e politik në rast se Beogradi nuk i heq pengesat ndaj Kosovës.

    Por, a pajtohen me këtë qëndrim të LDK’së edhe ata që me gjasë do të jenë partnerët e ardhshëm të kësaj partie në qeverisje.

    Express sot gjatë ditës ka kontaktuar deputetin e AAK’së, Pal Lekaj, me të cilin ka diskutuar për qëndrimin e Aleancës lidhur me paralajmërimin për heqje të reciprocitetit.

    Lekaj ka thënë se Albin Kurti, kreu i qeverisë në detyrë është ai që ka bërë një gabim duke larguar taksën dhe duke luajtur me fjalë për reciprocitetin.

    “Aleanca qëndrimin për taksën e ka pasur shumë të qartë duke e përdorur atë si instrument për fuqizim ekonomik dhe politikë. Shumë kanë thënë se KM Haradinaj do ta pezullon taksën pas pak javësh, por ai e mbajti deri kur dha dorëheqje. Tani KM Kurti, bëri gabim fundamental duke e larguar taksën dhe duke luajtur me fjalë për reciprocitetin”, thotë ai.

    Lekaj ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk duhet që të drejtojnë gishtin ka Aleanca për këtë cështje, sepse vendimet e gabuara për këtë temë sipas tij i ka marrë Kurti.

    “ Populli i Kosovës nuk duhet ta drejtoj gishtin kah Aleanca për këtë temë, pasi që Kurti pa asnjë nevojë e mori hapin e gabuar rreth taksës dhe reciprocitetit. Kjo duke e bërë të mjegullt se çka është reciprociteti. Vendimi për taksën mbante edhe reciprocitetin. Për AAK-në taksa nuk ish larguar kurrë”, ka deklaruar ai.

    Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë e ka marrë pëlqimin e Këshillit të partisë për një koalicion me AAK’në, Nismën, AKR’në dhe minoritetet.

    Kreu i kësaj partie, Isa Mustafa tha sot se janë duke pritur thirrjen e presidentit Hashim Thacin, për të diskutuar lidhur me emrin për mandatarin.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.