×
  • Lajme
  • Lajme

    Smaka: LDK-ja s’mund ta propozojë mandatarin, Presidentit nuk ia lejon Kushtetuta

    FrontOnline
    21 Prill 2020

    Situata e krijuar në vend pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, në lidhje me atë se kujt duhet t’i takojë mandatari për formimin e Qeverisë, ka ngjallur akuza e kundërakuza ndërmjet partive politike në vend.

    Partitë opozitare në vend së bashku me Lidhjen Demokratike të Kosovës janë të pajtimit që qeveria e re do të duhej të formohej në Kuvend derisa Lëvizja Vetëvendosje është e vendosur që qeveria e re do duhej të krijohej me vullnetin qytetar, pra me mbajtjen e zgjedhjeve të reja pas kalimit të pandemisë COVID-19, raporton Front Online.

    Madje ka qenë presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ai i cili duke u thirrur në mandatin kushtetues që ka, përmes shkëmbimit të letrave me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, i ka bërë thirrje që të dërgojë një emër për mandatar të Qeverisë, veprim të cilin lideri i VV-së e ka konsideruar të ngutshëm duke thënë se presidenti Thaçi nuk është neutral, por që ka qëllime politike dhe personale.

    Në ndërkohë në rast se presidenti fton në takim partinë e dytë më të votuar në zgjedhjet e 6 tetorit, në këtë rast LDK-në për të folur rreth mundësisë për t`i dhënë mandatarin, njohësit e Kushtetutës vlerësojnë që presidenti me këtë veprim do ta shkelte aktin juridik më të lartë të shtetit.

    Riza Smaka, njohës i Kushtetutës ka thënë për Front Online, se presidenti nuk ka autorizim kushtetues për ta bërë një veprim të tillë.

    “Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi nuk duhet të bëj këso veprimesh sepse nuk ka autorizim të tillë nga kontradiktat e nenit 95 paragrafi 5, ose nenit 82 e të tjerë, sepse vetëm përfaqësuesi  politik i autorizuar nga subjekti politik më i madh në Kuvend pra Lëvizjes Vetëvendosje është i autorizuar për ta propozuar kandidatin për mandatar”, ka thënë ai për portalin.

    Për sa i përket një takimi të mundshëm në mes të Thaçit dhe liderit të LDK-së Isa Mustafa për këtë çështje, Smaka ka theksuar që kjo paraqet një nguti që nuk justifikohet me asgjë.

    “Zotëri Isa Mustafa është i etur për pushtet dhe do të bënte çmos për tu bërë pra dështak fund e krye për poste tjera. Në këtë rast flasim në kontekstin e Kushtetutës . Prandaj nuk do të justifikohej me asgjë kjo nguti”, ka thënë tutje ai.

    Ndërsa lidhur me funksionimin e qeverisë në detyrë, njohësi i Kushtetutës ka thënë që ka të gjitha autorizimet e ekzekutivit, pasi që sipas tij asnjë akt juridik nuk i`a mohon këto autorizime.

    “Qeveria ekziston dhe quhet në dorëheqje sipas nenit 100 paragrafi 2, ani se kjo qeveri nuk ka dhënë dorëheqje, mirëpo i ka të gjitha autorizimet e ekzekutivit sepse në asnjë akt juridik  nuk e ka të kufizuar këto autorizime. Andaj çdo gjë është për të mirën e përgjithshme edhe është mirë që kjo çështje të zgjidhet në mënyrë elegante dhe qytetare”, ka thënë Smaka. /Front Online/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.