×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: Mustafa do të vlerësojë nëse do të jetë i nominuar për kryeministër, ne e përkrahim

    FrontOnline
    20 Prill 2020

    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se vullneti i strukturave të LDK është dhe ka qenë që Isa Mustafa të jetë i nominuar për kryeministër në dy palë zgjedhjet e kaluara.

    Për tash ai ka thënë se varet nga vet Mustafa nëse do të jetë Kryeministër i Kosovës.

    “Do të jetë në vlerësimet e tij si kryetar i LDK-së. Do të jetë në vlerësimet finale edhe të bashkëpunëtorëve të tij. Vullneti i tij do të respektohet nga ana e LDK-së”, ka thënë Haziri.

    “Në dy rastet e kaluara në këto 4 vjet ai u ka dhënë përparësi opsioneve të tjera përtej tij. Është njëri nga liderët e vetëm që ka dalë përtej tij. Asnjë parti nuk ka dalë përtej liderit në asnjë rrethanë”.
    Naziri në Info Magazine ka theksuar se Mustafa edhe në takimin e sotëm të Kryesisë e ka tejkaluar veten e tij.“Mustafa sot ka dalë mbi emrin e tij duke konsultuar kolegët e tij. Nuk është diskutuar asnjë emër të përveçëm dhe nuk ka qenë çështje në diskutimin e sotëm. Ju garantoj as Avdullah Hoti as Kujtim Shala nuk kanë shprehur aspiratë që e shohin vetën në krye të Qeverisë që po dizajnohet tash”

    “Kemi divizion të madh teknokratësh, ekspertë me nam publike në Kosovë dhe regjion – përtej shqiptarëve. Nuk kam ndërmend të japë emra. Nuk është kolegiale sepse jemi në debat të brendshëm. Jam i prirë ta ndajë mendimin me publikun”.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.