×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Erdogan bën hapjen, publikohen pamjet e spitalit gjigant në Stamboll

    FrontOnline
    20 Prill 2020

    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, përuroi të hënën spitalin gjigant të qytetit në Stamboll, ndërsa vendi intensifikon luftën kundër shpërthimit të coronavirusit të ri (COVID-19).

    “Turqia, duke qëndruar në dy këmbët e veta, po tregon fuqinë e saj në një kohë kur organizatat ndërkombëtare po humbasin kuptimin e tyre”, ka thënë ai, raporton Anadolu Agency (AA).

    Erdogan gjithashtu tha se Turqia do të prodhojë 5,000 ventilatorë mjekësorë për të luftuar coronavirusin e ri deri në fund të majit.

    “Ndërsa bota po përballet me vështirësi, Turqia ka kapërcyer me sukses pengesat për bërjen e ventilatorëve mjekësorë”, tha presidenti turk, duke folur në ceremoninë e hapjes së Spitalit të ri të qytetit në Başakşehir të Stambollit.

    Duke folur gjithashtu në këtë ngjarje, ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, në objektin e ri të ndërtuar për të luftuar COVID-19, tha: “Ashtu si të gjitha spitalet e qytetit në Turqi, të gjitha shtretërit në Spitalin e qytetit në Başakşehir, 2.686 shtretër, kanë pajisje të kujdesit intensiv, dhe të gjitha mund të përdoren për kujdes intensiv kur është e nevojshme”.

    Duke thënë se disa nga ventilatorët e testuar janë dorëzuar në Ministrinë e Shëndetësisë të hënën, Mustafa Varank, ministër i teknologjisë dhe industrisë, shtoi: “Shpresojmë se 5,000 pajisje do të prodhohen deri në fund të majit”.

    “Ndërsa pandemia e coronavirusit ua ka zbehur fuqinë shumë vendeve të zhvilluara, Turqia vazhdon të qëndrojë lartë”, theksoi ai.

    Ventilatorët janë pothuajse të pamundur për t’u blerë, tha ai, duke shtuar: “Prandaj ne morëm masa që në fillimin e procesit për të prodhuar këto pajisje me përdorimin e mjeteve tona”.

    Ndërmarrja turke e teknologjisë, BIOSYS, zhvilloi pajisjen, kurse pas goditjes së pandemisë, firmat turke u mobilizuan për të filluar prodhimin masiv të pajisjes, tha ai.

    Ai shtoi se dhjetëra inxhinierë turq punuan shumë dhe arritën të menaxhojnë prodhimin në masë të ventilatorëve të parë vendorë të kujdesit intensiv në vetëm 14 ditë.

    Numri i vdekjeve nga coronavirusi në Turqi ka arritur në 2.017 që nga e diela, me 86,306 raste të konfirmuara deri më sot.

    Pas shfaqjes për herë të parë në Kinë dhjetorin e kaluar, COVID-19 është përhapur në të gjithë botën, ku aktualisht më të goditura janë Evropa dhe SHBA.

    Pandemia ka marrë afër 165.000 mijë jetë, me numrin e përgjithshëm të infeksioneve që tejkalojnë 2.39 milionë, ndërsa më shumë se 611.000 janë shëruar, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.