
Kryesia e ngushtë e LDK-së ka mbajtur sot një mbledhje, raporton Front Online.
Temë diskutimi ka qenë krijimi i Qeverisë së re, ku LDK-ja, gjatë javës, pret të marrë nga presidenti i vendit, mandatin për të bërë diçka të tillë.
Pas takimit për mediet ka folur kryetari i partisë, Isa Mustafa.
Ai ka thënë se janë të gatshëm për krijimin e Qeverisë.
“Konstatuam që kemi marrë një përkrahje të gjerë. 108 kanë votuar pro një koalicioni me AAK-në, Nisma-n dhe partitë e tjera të minoriteteve. Presim që Vetëvendosje ta pranojë apo jo mandatarin. Qeveri me kusht që kanë figurë të pastër. Objektivat do të jetë të luftohet pandemia dhe dialogu. Kemi disponim. Jemi të gatshëm për ta pranuar krijimin e Qeverisë, por pa e shkelur Kushtetutën “, tha ai.
Ai tha se emrin për kryeministër nuk e kanë vendosur akoma.
“Nuk e kemi diskutuar në organet e partisë”, deklaroi ai.
Mustafa tha të mos kenë biseduar ende me Presidentit për sa i përket çështjes së mandatarit.
“Reciprociteti të hiqet por jo për t’u mos u vendosur prapë”, theksoi ai.
Vjosa Osmani si nënkryetare po ashtu duhej të merrte pjesë, por ajo pak më herët tha se nuk është ftuar./Front Online/
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/660157717863043/