×
  • Lajme
  • Lajme

    Vigan Qorrolli: Ka gjasa që Albin Kurti të ketë fatin e Fan Nolit që qëndroi vetëm 6 muaj Kryeministër

    FrontOnline
    18 Prill 2020

    Njohësi i çështjeve politike Vigan Qorrolli, me anë të një shkrimi në Facebook thotë se ka gjasa që Albin Kurti të ketë fatin e Fan Nolit Kryeministër i shqipërisë i cili qëndroi gjashtë muaj në pushtet.

    Masat e para që mori Noli kryeministër ishin të njëjta me ato që mori Kurti.

    “Noli i shkroi arsyet e dështimit të tij në një letër që ia drejtonte një mikut të tij anglez, ku thoshte: “Duke këmbëngulur tek reformat agrare, zgjova zemërimin e aristokracisë çifligare; duke mos i zbatuar reformat, humba mbështetjen e masave fshatare”.
    Nuk dihet ç’do të thotë Kurti për 50 ditëshin e tij në krye të qeverisë, por e përbashkëta kryesore mes Nolit dhe Kurtit — është largimi i tyre prej pushtetit nga faktorë të huaj gjeopolitik:
    Nolin e hoqën nga detyra britanikët, Kurtin amerikanët!” shkruan Qorrolli në Facebook raporton.

    Postimi i plotë:

    Ka gjasa Albin Kurti, kryeministri në detyrë i Kosovës, ta përjetojë fatin e Fan Nolit, kryeministër i Shqipërisë (për 6 muaj) në vitin 1924.

    Masat e para që mori Noli kryeministër, filluan nga thjeshtësimi i aparatit shtetëror (deri në 25%), nga ulja e rrogave të funksionarëve (deri në 40%, duke vënë veten në krye), deri tek tentativa për të larguar nëpunësit e diskredituar politikisht e moralisht.

    Të njëjtat masa (pak a shumë) i ndërmori edhe Kurti. I zvogëloi pagat e kabinetit të tij dhe tentoi t’i largojë kapësit e shtetit nga ndërmarrjet super të pasura publike të shtetit më të varfër në Evropë.

    Noli i shkroi arsyet e dështimit të tij në një letër që ia drejtonte një mikut të tij anglez, ku thoshte: “Duke këmbëngulur tek reformat agrare, zgjova zemërimin e aristokracisë çifligare; duke mos i zbatuar reformat, humba mbështetjen e masave fshatare”.

    Nuk dihet ç’do të thotë Kurti për 50 ditëshin e tij në krye të qeverisë, por e përbashkëta kryesore mes Nolit dhe Kurtit — është largimi i tyre prej pushtetit nga faktorë të huaj gjeopolitik:
    Nolin e hoqën nga detyra britanikët, Kurtin amerikanët!

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.