×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Dyshimet për manipulime, shpërthejnë akuzat për tenderin e Kuvendit

    FrontOnline
    14 Janar 2020

    Seanca e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), ku janë dëgjuar ankesat e dy Operatorëve Ekonomik (OE) për tenderin e Kuvendit: “Renovimi i ndërtesës së Kuvendit-punët e paparashikuara” ka kaluar me akuza në mes të përfaqësuesit të kompanisë “Tekno Ing Consulting” Bujar Shkodra, si dhe Xhemail Halilit, nga Kuvendit i Kosovës, raporton “Front Online”.

     Gjatë seancës të cilën e ka monitoruar “Front Online”, përfaqësuesi i Autoritetit Kontraktues, Xhemail Halili, gjatë seancës i ka thënë përfaqësuesit të kompanisë “Tekno Ing Consulting”, Bujar Shkodra, se në kushte dhe rrethana normale, ai nuk është dashur fare të aplikoj në këtë procedurë prokurimi, pasi që, sipas tij, ai ka qenë në dijeni në detaje për punët që duhet të behën, pasi që ai është duke e realizuar një tender në Kuvendin e Kosovës.

     “Si mund t’i ndryshojmë çmimet e bashkangjitur ne atë kohe ku për të njëjtën pozicion e oferton 15 euro, ndërsa tash e ofron 39 euro. Prej ZKA është konfirmuar se do te kërkoj te trajtohet nga Konkurrenca kjo lëndë. Edhe ekspertet e OSHP-së kanë dhënë mendim ne favor të vendimit tone. Ne kemi vlerësuar ne pajtim me ligjin” ka thënë ai, raporton “Front Online”.

    Por, në anën tjetër Bujar Shkodra nga kompania “Tekno Ing Consulting” ka thënë gjatë seancës së OSHP-së se asnjë herë Autoriteti Kontraktues(Kuvendi i Kosovës) nuk iu ka dërguar ftesë ne pajtim me Ligjin e Prokurimit Publik (LPP) të negociojmë për përfundimin e këtyre punëve shtesë.

    “Për të argumentuar çmimet se nuk bëhet për fjalë për çmime të larta ne kemi sjellë dëshmi se i njëjti AK për pune të ngjashme ka kontrata me çmime 10 here me te larta se oferta jonë. Ta zëmë vetëm për ngjyrosje ka çmim të kontraktuar 35 euro për m2, ndërsa për pjese te Knaufit ka 150 euro për metër katror, pozicione që janë të ngjashme me ato që  kemi ofertuar ne ketë projekt”, ka thënë Shkodra.

    Por, prezantimi i këtyre fakteve nuk iu pëlqeu përfaqësueseve të Kuvendit, të cilët edhe pas seancës vazhduan bisedën me tone të larta, duke akuzuar njeri- tjetrin.

    Në fjalën përfundimtare përfaqësuesi Operatoret Ekonomik ankues  kërkuan nga Paneli Shqyrtues i OSHP-së të aprovoj ankesat e tyre si të bazuar dhe lënda te kthehet ne rivlerësim

    Deri sa në anën tjetër në fjalën përfundimtare përfaqësuesi  i AK-së kërkojë nga Paneli Shqyrtues të hedhen poshtë ankesat e OE-ve si te pa bazuara dhe te mbetet ne fuqi vendimi i Autoritetit Kontraktues

    Vendimi i Panelit Shqyrtues të OSHP-së do të merret në ditët në vijim, deri sa “Front Online” do t’ iu mbaj të informuar deri në fund për këtë proces të prokurimit  \Front Online \

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.