×
  • Lajme
  • Tenderët
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    Barnatorja në Piranë pa farmacist përgjegjës, pa klimatizim dhe me gjenerator jashtë funksionit

    ENIS VELIU
    23 Gusht 2026

    Një inspektim i përgjithshëm në barnatoren e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Piranë të Prizrenit ka zbuluar një seri mangësish që prekin stafimin profesional, menaxhimin e barnave, sistemin elektronik, kushtet e ruajtjes dhe transportimin e produkteve medicinale, raporton portali Front Online. Raporti i Inspektoratit Farmaceutik, i hartuar më 2 qershor 2026 pas kontrollit të 30 prillit, është shumë më serioz sesa një konstatim rutinor administrativ. Në të renditen mangësi të klasifikuara edhe si “kritike” dhe “të mëdha”.  Gjetja kryesore është mungesa e stafit profesional të kërkuar. Sipas raportit, QMF Piranë nuk kishte të punësuar farmacist përgjegjës ose teknik të farmacisë. Dokumenti identifikon Burim Sallaukën si farmacist përgjegjës në barnatoren e QKMF-së në Prizren, ndërsa Hyrmete Hysenin si person përgjegjës për depon dhe distribuimin e produkteve e pajisjeve medicinale.

    Kliko këtu për ta shkarkuar të plotë raportin e Inspektoratit Farmaceutik për këtë barnatore:

    Raporti i Inspektoratit Farmaceutik

    Por, për vetë QMF-në në Piranë, Inspektorati e ka klasifikuar si mangësi kritike faktin që nuk kishte farmacist përgjegjës ose teknik farmacie të punësuar.  Problemet nuk përfundonin aty. Raporti konstaton se QMF-ja në Piranë nuk ishte e lidhur me sistemin SMSF, ndërsa furnizimi bëhej përmes fletëkërkesës. Po ashtu, sistemi për menaxhimin e stokut farmaceutik nuk funksiononte. Kjo është renditur nga inspektorët si mangësi e madhe.

    Subjekti, sipas raportit, nuk posedonte pajisje klimatizimi për sigurimin e temperaturës dhe lagështisë së hapësirave në përputhje me deklaratat e prodhuesve për ruajtjen e produkteve dhe pajisjeve medicinale.

    Raporti evidenton edhe se dokumentacioni për pesë vitet e barnatores nuk ruhej në tërësi: mungonin ndër të tjera regjistrat e termohigrometrit, produktet me afat të skaduar dhe evidencat e higjienës, raporton portali Front Online.

    Inspektorati evidentoi gjithashtu se trajnimet e personave përgjegjës për pranimin, deponimin, shpërndarjen dhe menaxhimin e produkteve medicinale ishin mbajtur, por nuk ishin dokumentuar.

    Sipas raportit, transportuesi nuk ishte i trajnuar për ruajtjen e produkteve që dërgohen në njësitë periferike, ndonëse ishte informuar për këtë. Inspektorati urdhëroi që mangësitë e mëdha të sanoheshin brenda 30 ditëve pune, ndërsa mangësitë e tjera brenda 15 ditëve pune, dhe paralajmëroi riinspektim.

    Front Online ka siguruar dosjen e plotë të inspektimeve të Inspektoratit Farmaceutik në barnatoret në gjithë Kosovën, për periudhën 1 janar 2025 – 30 qershor 2026, dhe do ta publikojë atë në tërësi – Vazhdimi 63

     

    Nga Rubrika
    Hulumtime 23 Gusht 2026
    Një kontroll i Inspektoratit Farmaceutik në barnatoren “MATI PHARM” në Gjakovë ka nxjerrë në pah një sasi të produkteve medicinale ilegale që...
    Hulumtime 22 Gusht 2026
    Një varg kontrollesh të Inspektoratit Farmaceutik ka zbuluar një realitet alarmues në barnatoret e Prizrenit: produkte medicinale pa banderolë e pa dëshmi...
    Hulumtime 21 Gusht 2026
    Komuna e Gjakovës ka hapur procedurën e prokurimit për kontratën publike kornizë “Rrënimi i objekteve pa leje”, por një analizë e Dosjes...
    Të tjera
    Lajme 23 Gusht 2026
    Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka shprehur ngushëllime për vdekjen e zyrtarit policor Altin Kryeziu, i cili nuk arriti t’u...
    Bota/Rajoni 23 Gusht 2026
    Vlada Kharebova po përpiqet të heqë dorë nga shtetësia e saj ruse që nga viti 2022, por deri më tani s’ka pasur...
    Lajme 23 Gusht 2026
    Java e fundit e muajit gusht parashihet të jetë e nxehtë, me mot kryesisht të qëndrueshëm, me intervale të gjata me diell...
    Bota/Rajoni 23 Gusht 2026
    Temperaturat mesatare në Kosovë janë rritur gjatë dekadës së fundit, ndërsa fermerët po përballen me periudha më të gjata të thatësisë, valë...
    Lajme 23 Gusht 2026
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përkujtuar Dervish Rozhajën, në 30-vjetorin e vdekjes së tij. Kurti ka vlerësuar kontributin e Rozhajës në...
    Lajme 23 Gusht 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka publikuar të dhëna nga raporti vjetor i KEK-ut për vitin 2025, duke theksuar se ndërmarrja ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.