×
  • Lajme
  • Lajme

    Gushti po ikën, por vera s’ka mbaruar: Ja çfarë na pret në ditët e fundit

    FrontOnline
    23 Gusht 2026

    Java e fundit e muajit gusht parashihet të jetë e nxehtë, me mot kryesisht të qëndrueshëm, me intervale të gjata me diell dhe vranësira të herëpashershme.

    Temperaturat, sipas Institutit Hidrometerologjik, do të jenë mbi vlerat mesatare për këtë periudhë të vitit, sidomos gjatë ditës, kur në disa zona temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 35-36°C. Në pjesën e dytë të javës pritet një rritje e lehtë e temperaturave, ndërsa vranësirat lokale, veçanërisht në zonat malore, mund të kushtëzojnë reshje të izoluara.

    E hënë, 24.08.2026

    Mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12°C deri në 17°C, ndërsa maksimalet nga 29°C deri në 34°C. Era: do të fryjë nga veriperendimi me shpejtësi 1-3 m/s.

    E martë, 25.08.2026

    Mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11°C deri në 15°C, ndërsa maksimalet nga 30°C deri në 35°C. Era: do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-4 m/s.

    E mërkurë, 26.08.2026

    Mot me diell dhe vranësira të çrregullta. Vranësirat vende-vende parashihet të sjellin reshje, kryesisht në formë shiu lokal. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11°C deri në 17°C, ndërsa maksimalet nga 29°C deri në 33°C. Era: do të fryjë nga veriperendimi me shpejtësi 1-8 m/s.

    E enjte, 27.08.2026

    Mot me diell dhe vranësira të fokusuara përreth relievit malor.

    Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11°C deri në 16°C, ndërsa maksimalet nga 29°C deri në 34°C. Era: do të fryjë nga veriperendimi, me shpejtësi 1-4 m/s.

    E premte, 28.08.2026

    Mot me diell dhe vranësira.

    Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10°C deri në 15°C, ndërsa maksimalet nga 30°C deri në 36°C. Era: do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.

    Moti i nxehtë gjatë ditës mund të shkaktojë ngarkesë të shtuar termike te personat e ndjeshëm, veçanërisht gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.

    Rekomandohet, sipas IHMK-së, shmangia e qëndrimit të gjatë në diell, konsumimi i mjaftueshëm i lëngjeve dhe kufizimi i aktiviteteve fizike në orët më të nxehta.

    Temperaturat e larta dhe moti kryesisht i thatë do të favorizojnë pjekjen dhe përfundimin e fazave të zhvillimit të kulturave bujqësore, por njëkohësisht do të rrisin kërkesat për ujë. Rekomandohet monitorimi I lagështisë së tokës dhe ujitja sipas nevojës, sidomos në kulturat që janë ende në faza aktive të zhvillimit. Në zonat ku mund të ketë reshje lokale, duhet pasur kujdes nga paraqitja e sëmundjeve dhe dëmtimet eventuale nga reshjet e mundshme.

    Nga Rubrika
    Lajme 23 Gusht 2026
    Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka shprehur ngushëllime për vdekjen e zyrtarit policor Altin Kryeziu, i cili nuk arriti t’u...
    Lajme 23 Gusht 2026
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përkujtuar Dervish Rozhajën, në 30-vjetorin e vdekjes së tij. Kurti ka vlerësuar kontributin e Rozhajës në...
    Lajme 23 Gusht 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka publikuar të dhëna nga raporti vjetor i KEK-ut për vitin 2025, duke theksuar se ndërmarrja ka...
    Të tjera
    Bota/Rajoni 23 Gusht 2026
    Një 32-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri pa leje. Operacioni policor i koduar “Last Gun”...
    Bota/Rajoni 23 Gusht 2026
    Altin Allmuça është shqiptari që vrau të dashurën e tij, 45-vjeçaren Lulieta Obzova, dhe më pas kreu vetëvrasje mëngjesin e sotëm në...
    Lajme 23 Gusht 2026
    Të hënën e 24 gushtit do të varroset Altin Kryeziu, polici që vdiq disa ditë pasi u aksidentua në krye të detyrës....
    Bota/Rajoni 23 Gusht 2026
    Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen te hotel Principote të 20-vjeçarit me kombësi portugeze, Luis Miguel Varela Mendes....
    Sport 23 Gusht 2026
    Kombëtarja e Kosovës në volejboll për meshkuj do të zhvillojë sot ndeshjen e tretë në kuadër të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”. Pas...
    Lajme 23 Gusht 2026
    Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe kolegët e zyrtarit policor Altin Kryeziu, i cili ndërroi...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.