
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përkujtuar Dervish Rozhajën, në 30-vjetorin e vdekjes së tij.
Kurti ka vlerësuar kontributin e Rozhajës në shkencë, arsim dhe jetën publike, duke theksuar se ai ishte rektori i parë i Universitetit të Prishtinës dhe një nga figurat e rëndësishme të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
“Pas Luftës së Dytë Botërore, Universiteti i Prishtinës ishte institucioni më i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët e mbetur jashtë Shqipërisë. E biologu dhe fiziologu Dervish Rozhaja, ishte profesor universitar dhe rektori i parë i Universitetit të Prishtinës, anëtar dhe më pas nënkryetar dhe kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës”, ka shkruar Kurti.
Postimi i plotë: