
Një kontroll i Inspektoratit Farmaceutik në barnatoren “MATI PHARM” në Gjakovë ka nxjerrë në pah një sasi të produkteve medicinale ilegale që sipas raportit zyrtar, nuk ishin të autorizuara për qarkullim në tregun e Kosovës, raporton portali Front Online.
Kliko këtu për ta shkarkuar të plotë raportin e Inspektoratit Farmaceutik për këtë barnatore
Raporti i Inspektoratit Farmadeutik per barnatoren Mati Pharm
Inspektimi është kryer më 13 maj 2026 në barnatoren në rrugën “Nëna Tereza”, pronë e Astrit Matit. Bazuar në raportet e Inspektoratit Farmaceutik të Kosovës shihet qartë se ggjetjet ishin konkrete: produkte pa banderolë të Republikës së Kosovës, produkte me banderolë të Shqipërisë dhe produkte me banderolë të Serbisë. Në raportin e hartuar Inspektorati thotë se subjekti nuk ka ofruar dëshmi për prejardhjen e këtyre produkteve, raporton portali Front Online.
Sipas raportit zyrtar në kohën e kontrollit në barnatore ishte farmacistja përgjegjëse Nita Xharra, me licencë pune RKS-0607-18. Produktet e dyshuara si të paautorizuara nuk janë vetëm përmendur në raport: ato janë regjistruar në pesë lista të veçanta konfiskimi, me numrat 004458, 004459, 004460, 004461 dhe 004462. Sipas Inspektoratit, mbajtja e këtyre produkteve ishte në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale dhe Udhëzimit Administrativ për qarkullimin farmaceutik me pakicë, raporton portali Front Online.
Raporti shoqërohej me Vendimin me gjobë nr. 10/JG-001-26.
Inspektorati urdhëroi pronarin dhe farmacisten përgjegjëse që të operonin vetëm me produkte medicinale në përputhje me legjislacionin dhe të njoftonin institucionin me shkrim për plotësimin e rekomandimeve. Dosja përmban edhe listat shumëfaqëshe të barnave të konfiskuara, ku produktet janë regjistruar sipas emrit, prodhuesit, dozës, formës, numrit serik dhe afatit, raporton portali Front Online.
Front Online ka siguruar dosjen e plotë të inspektimeve të Inspektoratit Farmaceutik në barnatoret në gjithë Kosovën, për periudhën 1 janar 2025 – 30 qershor 2026, dhe do ta publikojë atë në tërësi – Vazhdimi 62