×
  • Sport
  • Sport

    Incidenti në Gjilan, reagon FFK: Futbolli është argëtim, jo vend për kërcënime e dhunë

    FrontOnline
    25 Prill 2024

    Federata e Futbollit e Kosovës ka lëshuar një komunikatë, lidhur me rastin e rrahjes së drejtorit sportiv të Dritës, Valon Zymberit me kryesinë e tifo-grupit, Intelektualët.

    Tre persona nga kjo ngjarje kanë përfunduar në ndalim prej 48 orësh, ndërsa tani ka ardhur edhe reagimi nga Federata e Futbollit e Kosovës.

    Reagimi i plotë i tyre, pa ndërhyrje:

    Federata e Futbollit e Kosovës dënon ashpër retorikën e dhunës, kërcënimeve e ofendimeve të shfaqura në stadiume, në media dhe në të gjitha sferat e futbollit kohët e fundit. Ne ftojmë të gjithë pjesëmarrësit në këtë sport që t’u shmangen veprimeve që dëmtojnë reputacionin e futbollit.

    FFK, në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar për Parandalimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Sport, institucionet e tjera shtetërore si dhe UEFA-n e FIFA-n, angazhohet në luftën e pakompromis kundër çdo forme parregullsie në futboll. Çdo veprim i kundërligjshëm do të ndëshkohet me vendosmëri, bazuar në faktet dhe rregullat e futbollit.

    Futbolli është jo vetëm një garë sportive, por edhe një formë e argëtimit. Prandaj, veprimet që shkelin vlerat e këtij sporti duhet të përjashtohen plotësisht dhe të mos gjejnë vend në futboll.

    Të gjithë pjesëmarrësit në futboll duhet të kuptojnë dhe të kujdesen për misionin e tyre: futbollistët për performancën e tyre, trajnerët për edukimin dhe përgatitjen e ekipit, drejtuesit e klubeve për organizimin dhe krijimin e kushteve më të mira, gjyqtarët për drejtësi, tifozët për mbështetjen e klubit dhe korrektësinë ndaj kundërshtarit, dhe gazetarët për pasqyrimin e vlerave të futbollit dhe kritikën pa tendencë.

    Edhe njëherë rikujtojmë çdo palë në futboll që FFK-ja është e pakompromis në luftën e dukurive negative dhe kushdo që e shkel integritetin e garave dhe rregulloret e garave do të ndëshkohet me dënimin më të rëndë, pasi do të ketë zero tolerancë ndaj të gjithë atyre që dëmntojnë futbollin.

    Ne po e bëjmë të pamundurën për ta ngritur futbollin, për të licencuar trajnerë, për të ndihmuar në aspektin teknik, ekonomik e infrastrukturor, prandaj kërkojmë rregullsi dhe disiplinë sportive.

    Edhe një herë ju lusim që ta ruani integritetin e garave, duke ju paralajmëruar njëherësh se të gjitha xhirot e mbetura janë të monituruara në maksimum.

    Besojmë se vetëm duke i bashkuar forcat mund ta ruajmë integritetin dhe reputacionin e futbollit në Kosovë.

    Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur
    Nga Rubrika
    Sport18 Maj 2024
    FC Ballkani e ka mbrojtur titullin e kampionit të Kosovës duke mposhtur në udhëtim Llapin, derisa fitore të shtunën shënuan edhe Gjilani,...
    Sport18 Maj 2024
    Ish sulmuesi i Arsenalit dhe Manchester Unitedit Robin van Persie ka marrë pozitën e trajnerit të skuadrës holandeze SC Heerenveen, duke nënshkruar...
    Sport18 Maj 2024
    Trajneri i Barcelonës Xavi Hernandez ka hedhur poshtë spekulimet se mund të shkarkohet, duke deklaruar se nuk ka biseduar me presidentin Joan...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Ambasadori i Bosnje-Hercegovinës në Kombet e Bashkuara, Zllatko Llagumxhija ka bërë të ditur se është arritur pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës...
    Lajme18 Maj 2024
    Këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu, ka thënë se Serbia po vazhdon politikën e saj destruktive pa u ndëshkuar, ndërsa Kosova...
    Sport18 Maj 2024
    Ish sulmuesi i Arsenalit dhe Manchester Unitedit Robin van Persie ka marrë pozitën e trajnerit të skuadrës holandeze SC Heerenveen, duke nënshkruar...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Objektin e Qeverisë, Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati sot morën pjesë në konferencën për shënimin e fillimit...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dhënë një njoftim zyrtar për megaoperacionin që goditi grupet kriminale në disa...
    Lajme18 Maj 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica komentoi deklaratën e presidentës Osmani se anëtarësimi i Kosovës në KIE mbetet vetëm çështje...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.