×
  • Lajme
  • Lajme

    Tuppurainen: Kosova ka bërë shumë hapa përpara

    FrontOnline
    24 Prill 2024

    Deputetja e Parlamentit finlandez, Tytti Tuppurainen, e cila është edhe kryesuese e Grupit të Miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Finlandës e ftuar ka folur për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, të cilat i cilësoi të shkëlqyera duke filluar që nga ‘Plani i Ahtisarit’ ku Kosova ka fituar pavarësinë.

    Ajo tha se Ballkani Perëndimor është një fushë aq kruciale për Evropën dhe stabilitetin e kontinentit.

    “Personalisht besoj se çështja e Kosovës është më vendimtarja. Kosova ka bërë aq shumë për popullin e vet edhe për vendin, prandaj jam e interesuar ta sjell delegacionin finlandez që ta shohin me sytë e tyre përparimin e Kosovës”, tha Tytti Tuppurainen në “Info Plus’ të RTK-së.

    Duke folur rreth shkëmbimit të përvojave ndërmjet dy kuvendeve, ajo tha se sot kanë diskutuar me Komisionin për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës ku janë shkëmbyer qëndrimet në lidhje me gjendjen aktuale dhe situatën në Kosovë.

    “Megjithatë besoj se çështja më kryesore është anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës”, tha Tytti Tuppurainen, duke shtuar se janë duke diskutuar më komisionin e kuvendit se cilat janë pengesat drejt anëtarësimit në KiE.

    Duke e komentuar pengesën e Serbisë bërë Kosovës në anëtarësimin në KiE, ajo tha se Kosova është një vend i vogël por e ka një fqinj mjaft të madh dhe armiqësor.

    KEDS zë 156 persona duke e vjedhur energjinë elektrike për një javë
    Nga Rubrika
    Lajme25 Maj 2024
    Agjencia France Presse (AFP) ka raportuar për procesin e regjistrimit të popullsisë në Kosovës.  në raportin e tyre thuhet se popullsia në...
    Lajme25 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se procesi i regjistrimit të popullsisë për 50 ditë, nga rreth 2600 regjistrues në 38...
    Lajme25 Maj 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar se nesër, më 26 maj përfundon afati për të aplikuar në konkursin e...
    Të tjera
    Vip25 Maj 2024
    Mbrëmja e së shtunës do të shpallë fituesin e edicionit të tretë të “BBV3”. Sakaq, teksa ka krijuar një pyetësor Lori Hoxha...
    Vip25 Maj 2024
    Një moment që erdhi si befasi dhe nuk pritej, ishte eliminimi i radhës i cili është më ndryshe se herët e tjera....
    Vip25 Maj 2024
    Një nga finalistët që u eliminuar nga ‘BBVA’ është Meriton Mjekiqi. Teksa ishte në studio atë e ka befasuar nëna e tij....
    Bota/Rajoni25 Maj 2024
    Të paktën 8 persona mbetën të plagosur mbrëmjen e kësaj të shtune në Durrës, pasi u përfshinë në një aksident masiv. Ngjarja...
    Lajme25 Maj 2024
    Ata që ranë për çlirim, tani përkujtohen në mënyra të ndryshme. Një prej tyre është edhe dhurimi i gjakut, siç veprohet tash...
    Lajme25 Maj 2024
    Letra drejtuar liderëve të partive parlamentare nga ana e kreut të PDK-së, Memli Krasniqi po vlerësohet si test i gatishmërisë së partive...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.