×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    PDK e AAK kërkojnë pagë minimale 370 euro dhe përfshirjen e veteranëve në ligj

    FrontOnline
    29 Maj 2023

    Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë dhënë propozimet e tyre për pagën minimale.

    Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, teksa u shqyrtua Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, PDK ka kërkuar që në pagën minimale të përfshihen veteranët, ndërsa AAK, përpos kësaj, ka kërkuar që paga minimale të jetë 370 euro.

    Në emër të PDK-së, amendamentin e lexoi deputeti i PDK-së, Ferat Shala, i cili kërkoi që neni që i largon veteranët nga paga minimale të hiqet.

    “Përjashtimi i veteranëve të luftës, është i papranueshëm dhe diskriminues dhe pensioni i tyre është i përcaktuar në ligjin bazik. Unë nuk e di sesi ka ardhur deri te drafti i parë dhe ne kërkojmë që të largohet ky diskriminim. Ky ligj ka kaluar në lexim pa pëlqimin e këshillit ekonomiko-social”.

    Mirëpo, sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, neni për përjashtimin e vetranëve nuk duhet të hiqet.

    “Amendamenti që ju po kërkon fshirjen ka të bëjë me përcaktimin e një pensioni të dedikuar për veteranë. I jep mundësi që Qeveria të përcaktojë pension të veçantë. Nuk mendoj se është e nevojshme të hiqet ky nen”, tha Murati.

    Pas këtij deklarimi, ministrit Murati i reagoi Shala teksa tha se është “një ministër të cilit ia njohim qëndrimet ndaj kësaj kategorie”.

    “Ne nuk presim asgjë nga një ministër të cilit ia njohim qëndrimet ndaj kësaj kategorie. Një ministër që pretendonte se vendi mund të çlirohej me mercenarë. Si të ju besojmë kur që për 13 muaj ky ligj qëndron në sirtarë”, tha ai.

    Ndërsa, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, prezantoi amendamentin e Grupit Parlamentar të AAK-së. Sipas tyre, paga minimale duhet të jetë 370 euro.

    “Kaluan 13 muaj që ky ligj qëndroi në sirtarët e kuvendit. Procedimi që ka qenë më parë, paga minimale ka qenë e ulët dhe qesharake. Ne si GP kemi propozuar një amendament. Në emër të GP të AAK-së, Qeveria e Kosovës çdo vit ta prezantojë pagën minimale në mbledhjen e këshillit ekonomiko-social, dhe të prezantohet paga 370 euro neto për këtë vit”, tha Lekaj./EO

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Ekonomi08 Maj 2024
    Në pikën e karburanteve “HIB Petrol” në Gjilan një litër naftë të hënën (pardje) shitej 1.16 €, përderisa në pikën e Prishtinës...
    Ekonomi07 Maj 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Këshillin Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, ku tha se nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimit...
    Ekonomi07 Maj 2024
    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 14 maj 2024 do të mbahet ankandi i gjashtë për vitin 2024. Në këtë...
    Të tjera
    Vip08 Maj 2024
    Janë zbardhur tre arsyet që ndanë Princ Lekën me Elian, duke hedhur poshtë akuzat për tradhti bashkëshortore. Gjykata e Tiranës ka vendosur...
    Lajme08 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Ferizaj, pasi që dyshohet se kanë tentuar t’i godasin me traktorë policët që janë...
    Lajme08 Maj 2024
    Gjashtë persona mbetën të lënduar në aksidentin e sotshëm tek konviktet në Prishtinë. Ndërsa, drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla,...
    Lajme08 Maj 2024
    Demokraci Plus ka publikuar analizën “Rënia e kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës – alarm për luftimin e korrupsionit në prokurim...
    Lajme08 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar komandant Drinin (Ekrem Rexhën), duke thënë se ai ishte luftëtari i UÇK-së, i cili i...
    Lajme08 Maj 2024
    Numri i vendvotimeve është 3480 në 80 komuna në territorin e Maqedonisë së Veriut. Të drejtë vote kanë 1814317 votues për zgjedhjet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.