×
  • Lajme
  • Lajme

    Maqedoni, dalja deri në orën 9 më e ulët në krahasim me zgjedhjet e mëparshme

    FrontOnline
    08 Maj 2024

    Numri i vendvotimeve është 3480 në 80 komuna në territorin e Maqedonisë së Veriut. Të drejtë vote kanë 1814317 votues për zgjedhjet presidenciale dhe 1815350 votues për zgjedhjet parlamentare.

    “Nga të dhënat e marra për pjesëmarrjen e votuesve për zgjedhjet presidenciale deri në ora 9:00, nga gjithsej 547041 votues të regjistruar në këto qendra votimi kanë votuar 22797 persona, apo 4.17%. Pjesëmarrja më e madhe për zgjedhjet presidenciale është në Probishtip – 8,85%, ndërsa më e ulët është në Bogovinë 0,57%. Krahasuar me rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2019, kemi një rënie të daljes prej 1,99 në këto zgjedhje”, tha kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski.

    Deri në orën 09:00 janë marrë të dhënat për pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare nga 1033 qendra votimi, nga gjithsej 564780 votues të regjistruar. Në këto qendra votimi kanë votuar 25132 apo 4,45%. Për momentin dalja më e madhe për zgjedhjet parlamentare është në Krivigashtani, 9,46%, ndërsa më e ulëta për zgjedhjet parlamentare është në Bogovinë, 1,43%.

    “Krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, kemi një rënie prej 0.74% në këto zgjedhje”, tha Dashtevski.

    Kryetari i KSHZ-së theksoi se në vendvotime të caktuara ka pasur probleme teknike, pas së cilave votimi atje ka vazhduar pa pajisjet e gjurmëve të gishtave, por në mënyrën e vjetër me llambë UV dhe sprej.

    Filloi aplikimi për gjeneratën e 10-të të KEDS Academy për nxënës dhe studentë të rinj
    Nga Rubrika
    Lajme29 Maj 2024
    Debati i ashpër në Pressing mes analistit Shkëlzen Gashi dhe Bilall Sherifit nga NISMA, ka kaluar në ofendime. Sherifi e ka quajtur...
    Lajme28 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme tha se edhe pse nuk mendohet se lufta do të nisë nesër, sërish indikacionet politike të bëjnë...
    Lajme28 Maj 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, është takuar me kryetarin e Partisë së Drejtësisë, Ferid Aganin. Rrahmani ka shkruar se me Aganin kanë...
    Të tjera
    Lajme28 Maj 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu tha se diplomacia jonë është larg fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Deliu thekson se, Qeveria Kurti...
    Lajme28 Maj 2024
    Nënkryetari i LDK-së për Organizim Paritak, Gazmend Muhaxheri, deklaron për FrontOnline se janë duke pritur dorëheqjen e Albin Kurtit e që më...
    Sport28 Maj 2024
    Pasi agjenti i Kvicha Kvaratskhelias konfirmoi se ka pasur një ofertë nga Paris Saint-Germain, raportimet po shtohen se ai dëshiron të largohet...
    Lajme28 Maj 2024
    Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan ka arritur që të identifikojnë, lokalizojnë dhe arrestojë të dyshuarin F.S. “Arrestimi i tij...
    Bota/Rajoni28 Maj 2024
    Një deputet francez i krahut të majtë, i cili valëviti një flamur palestinez në dhomën e ulët të Asamblesë Kombëtare të vendit,...
    Lajme28 Maj 2024
    Nënkryetarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj, për FrontOnline thotë se pritshmëria dhe dëshira e tyre është që vendi të shkoj sa më pare...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.