×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Kurti: Besimi mes sektorit privat dhe publik është armatura në themelin tonë ekonomik

    FrontOnline
    07 Maj 2024

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Këshillin Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, ku tha se nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimit ndërtohet një Kosovë më e begatë dhe më e fortë.

    Kurti tha se një dialog i fuqishëm publik-privat forcon besimin në mes sektorit privat dhe atij publik, teksa tha se besimi është “armatura” në themelin ekonomik të vendit.

    “Me të, ne mund të ndërtojmë gjëra të mëdha. Pa të, edhe planet më të mira dështojnë. Përmes dialogut, ne identifikojmë mundësitë e zhvillimit të sektorit privat, duke rritur investimet e huaja direkte, duke shtuar eksportet dhe duke ngritur konkurrencën e përgjithshme të bizneseve nga Kosova. Imagjinoni mundësitë kur bashkojmë pikat tona të forta dhe ndajmë një vizion të përbashkët”.

    “Po aq e rëndësishme është edhe fuqia jonë punëtore. Nëpërmjet formimit dhe edukimit profesional, që synon plotësimin e nevojave të sektorit privat, ne po krijojmë një të ardhme më të sigurt për të gjithë. Ne duam që qytetarët tanë të jenë të përgatitur mirë dhe konkurrues, pikërisht këtu në Kosovë”, tha Kurti.

    Më tej, Kurti tha se duke krijuar mundësi të vlefshme punësimi, përmirësohet mirëqenia e qytetarëve të Kosovës dhe sipas tij, kjo nuk ka të bëjë vetëm me fitimet, por edhe me njerëzit.

    “U bëj thirrje bizneseve tona më konkurruese, shoqatave të biznesit dhe projekteve të financuara nga donatorët që të vazhdojnë e forcojnë edhe më tej bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës së Kosovës. Së bashku, ne mund të zhvillojmë plane strategjike dhe operacionale që rrisin investimet e huaja direkte, eksportet dhe nxisin zhvillimin efektiv të biznesit”.

    Shefi im i Stafit në Kryeministri, Luan Dalipi, dhe ministritë përkatëse, kanë punuar ngushtë me Sekretariatin e këtij Këshilli. Ne kemi parë tashmë rezultatet fillestare nga ky dialog. Për shembull, ne po lëvizim për të hequr licencën e eksportit për produktet farmaceutike, një pengesë kjo jo tarifore që vështirësoi biznesin për shumë vite me radhë”.

    “Kjo është një dëshmi e asaj që mund të arrijmë përmes bashkërendimit ndërinstitucional dhe komunikimit të qartë me bizneset”, tha ai.

    Getinjo për LGBT: Nuk e kam pas mendimin shumë të mirë për ta
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka postuar fotografi në Facebook nga takimi me nënsekretaren e Departamentit të Shtetit për Çështje dhe Diplomaci...
    Lajme19 Maj 2024
    Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s. Forcat Detare të Shqipërisë kanë dërguar edhe anijen e dytë në...
    Lajme19 Maj 2024
    Sindikata e Policisë së Kosovës ka votuar të dielën për shkarkimin e kryetarit Imer Zeqiri. Për shkarkimin e tij, Zeqiri e kuptoi...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, vlerëson se projekti i tyre për trajtimin, mbrojtjen dhe promovimin e lokalitetit arkeologjik të Dresnikut po...
    Sport19 Maj 2024
    Oleksandr Usyk u dërgua me urgjencë në spital pas përfundimit të meçit pasi Tyson Fury pretendoi se ai ka thyer nofullën e...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Situata në Bishkek është stabilizuar në orët e vona të 18 majit, ka thënë policia, pas dhunës së disa grupeve kundër studentëve...
    Lajme19 Maj 2024
    Ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, ka thënë se është i nderuar që ishte i pranishëm në momentin kur është nënshkruar marrëveshja kundër...
    Lajme19 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot nënsekretaren e Departamentit të Shtetit amerikan për Çështje dhe Diplomaci Publike, Elizabeth Allen. Në fillim...
    Lajme19 Maj 2024
    Pas një periudhe të gjatë që nuk e kishin parë djalin e tyre, prindërit e ish-presidentit Thaçi sërish kanë marrë rrugën e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.