×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    900,000 punonjës britanik përfitojnë rritje të pagave, infermierët përjashtohen nga marrëveshja

    FrontOnline
    21 Korrik 2020

    Punonjësit e sektorit publik britanik kanë përfituar rritje të pagave për punën e tyre gjatë pandemisë – por infermierët nuk janë përfshirë. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi të martën se do të përfitojnë rritje të pagës 900,000 punonjës publik përfshirë mësues, oficerë policie, mjekë dhe dentistë.

    Mësuesit do të marrin rritjen më të lartë me 3.1%, ndërsa mjekët 2.8%, sipas qeverisë. Ai shtoi se të dy grupet do të marrin rritje më të madhe të pagave, si mirënjohje për përpjekjet e tyre në vijën e parë gjatë betejës kundër COVID-19″.

    Sipas njoftimit të qeverisë infermierët dhe punonjësit e tjerë të kujdesit shëndetësor janë të përjashtuar nga rritja e pagave, sepse pagat e tyre janë rritur tashmë në një marrëveshje tre-vjeçare të finalizuar në vitin 2018. Kjo gjë nuk u prit mirë nga infermierët dhe përkrahësit e tyre.

    Laura Duffell, një infermiere në Spitalin King’s College në Londër tha që ajo dhe kolegët e saj u shokuan nga njoftimi i qeverisë se infermierët nuk do të përfshihen në rritjen e pagave.

    “Nëse do të kishte rritje page, ne menduam se do të ishim në krye të listës,” tha ajo. “Ju nuk mund ta merrni me mend se sa të zhgënjyer jemi.

    Në fillim të këtij muaji, Kolegji Mbretëror i Infermierisë (RCN), një sindikatë e infermierëve, i dërgoi një letër të hapur shefit të thesarit në Mbretërinë e Bashkuar Rishi Sunak, duke kërkuar rritje rroge për infermierët. Shumë infermierë dhe përkrahësit e tyre u ankuan në Twitter për vendimin e qeverisë.

    “Ne punojmë 90 orë në javë dhe nuk paguhemi për ta bërë këtë, pa përmendur të gjitha traumat që kemi kaluar gjatë tre muajve të fundit, duke parë njerëz që vdesin para syve tanë. Pagat e infermierëve fillojnë mbi 25,000 (30,000 dollarë) në vit në Mbretërinë e Bashkuar.

    “Duartrokitjet dhe fjalët dashamirëse ishin një nxitje morale afatshkurtër për shumë punonjës shëndetësorë, por tani është koha të fillojnë diskutimet në lidhje me pagat,” sipas letrës nga sindikata e infermierëve.

    Sindikata shtoi se paga e ulët është një arsye kryesore pse shumë njerëz po braktisin profesionin e tyre. Javën e kaluar, RCN publikoi ​​një studim që tregonte se 36% e infermierëve po mendojnë të braktisin profesionin e tyre – 27% më shumë së vitin e kaluar.

    Sindikata tha se 61% e atyre që mendojnë të largohen nga profesioni i tyre është për arsye të pagesës ndërsa 44% deklaruan se e konsiderojnë largimin për shkak të mënyrës se si u trajtuan gjatë pandemisë.

    Mbretëria e Bashkuar nuk mund të lejojë që infermierët të largohen- aktualisht ekzistojnë rreth 40,000 vende të lira pune vetëm në Angli.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.