Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 70 pacientë me Covid-19.
29 pacientë janë në oksigjenoterapi, 9 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje stabile.
Nga personeli i Spitalit 5 mjekë, 11 infermierë dhe 3 punëtor të shërbimit teknik janë të infektuar me Covid-19.
Po ashtu, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 163 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
“Nga këta 24 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Kanë qenë 5 lindje, 3 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje 3 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore..
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 7 operacione, ndërsa 172 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,360 analiza”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.