×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    80 milionë njerëz u shpërngulën në 2019, mbi 34 mijë shqiptarë me statusin e refugjatit

    FrontOnline
    18 Qershor 2020

    Lufta, persekutimi, shkelja e të drejtave të njeriut dhe format e tjera të dhunës shpërngulën vitin e kaluar gati 1 për qind të popullsisë nga vendet e tyre. Në Shqipëri 34 mijë shqiptarë rezultojnë refugjatë dhe azilkërkues në të dhënat e UNHCR-së.

    Rreth 80 milionë persona, apo 1 për qind e popullsisë globale, u detyruan të shpërngulen nga vendbanimet e tyre në 2019-ën për t’i shpëtuar luftërave dhe persekutimit.

    Një raport i Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët tregoi të enjten se sirianët, venezuelasit, afganët, sudanezët dhe birmanët vitin e kaluar përbënë më shumë se dy të tretën e 79,5 milionë refugjatëve dhe azilkërkuesve të botës.

    Për Filipo Grandin, komisionerin e UNHCR-së, kjo është shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë nga zyra e tij, gati 9 milionë më e lartë sesa viti i kaluar dhe dyfishi i vitit 2010.

    “Ky vazhdon të jetë një problem global, për të gjitha shtetet por një sfidë më së pari për shtetet e varfra, jo më të pasurat, pavarësisht retorikës. Më interesantja me statistikat është se 73 për qind e refugjatëve kanë kaluar kufirin dhe kanë kërkuar azil në një vend që në fakt është ngjitur me tyrin. Pra lëvizjet janë bërë drejt vendeve më të pasura, jo detyrimisht drejt Perëndimit.”

    Të dhënat tregojnë se në Shqipëri në fund të 2019-ës strehoheshin 128 refugjatë, 3 azilkërkues dhe afro 3,700 persona të padokumentuar.

    Ndërkohë anembanë botës, më shumë se 34 mijë shqiptarë rezultonin në statistikat e UNHCR-së, 15 mijë prej tyre jetonin me statusin e refugjatit dhe 19 mijë si azilkërkues.

    Në nivel botëror, rreth 40 për qind e personave të shpërngulur nga banesat e tyre për qëllime sociale, politike apo ekonomike ishin të moshës nën 18 vjeç.

    5,6 milionë persona u rikthyen në zonat apo vendet e tyre të origjinës ndërsa vendet në zhvillim ofruan strehim për 85 për qind të rasteve, siç është rasti i Turqisë që kryesoi me 3,6 milionë refugjatë, Kolumbia, Pakistani dhe Gjermania me 1,1 milionë refugjatë në vend.

    Ndër shkaqet kryesore të shpërnguljeve të njerëzve vitin e kaluar ishin konflikti në Siri, kriza pas pavarësisë së Sudanit të Jugut, konflikti në Ukrainë, kriza ekonomike në Venezuelë, ajo humanitare në Jemen dhe katastrofat e kriza klimatike.

    Pandemia e kovidit të ri dhe masat për parandalimin e saj pritet të ketë impakt social dhe ekonomik që pritet të reduktojë shpërnguljet në botë gjatë vitit në vijim. /oranews/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Ka shkuar në pesë numri i të vdekurve pas sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë. Kryetari i Saxony-Anhalt, Reiner...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka mbërritur në Magdeburg me ministren e tij të Brendshme Nancy Faeser, në vendin ku ndodhi mbrëmë sulmi...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shkuar në Magdeburg të Gjermanisë, qytetin ku mbrëmë ndodhi një sulm në një prej tregjeve të Krishtlindjeve....
    Të tjera
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qytetin e Magdeburgut të Gjermanisë u rrit në...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka bërë thirrje diasporës që sa më shumë të aplikojnë për t’u regjistruar për votuar në...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Leo gjatë orëve të vona të natës është sqaruar me Gjestin dhe Rovenën sa i përket nominimeve. Por Gjesti i tha se...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se gjendet në një vizitë pesë ditore në Jordani në cilësinë e eskpertit...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar për sulmin që u bë ndaj ambasadës së Shqipërisë në Kiev të Ukrainës. Zëdhënësi i...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin e sotëm kanë filluar të lehtësohen, sipas përditësimit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.