×
  • Kronika
  • Kronika

    69 aktakuza ndaj 91 personave, gjatë 24-orëve

    FrontOnline
    22 Shtator 2020

    Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24-orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetenëntë (69) aktakuza kundër nëntëdhjetenjë (91) personave, për vepra të ndryshme penale.

    Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë njëmbëdhjetë (11)persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit për tetë (8) persona, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24-orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur tridhjetenëntë (39) aktakuza kundër dyzetedy (42) personave, për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për tre (3) persona dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48-orëve dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër nëntë (9) personave.

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24- orëve të fundit, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

    Nga Rubrika
    Kronika23 Prill 2025
    Katër persona të maskuar kanë grabitur nga një pompë e derivateve një kasafortë të kompanisë dhe më pas ishin larguar. Rastin në...
    Kronika22 Prill 2025
    Një rast tragjik ka ndodhur në qytetin e Prizrenit pasditen e së martës, ku një person i moshës 30-vjeçare dyshohet se ka...
    Kronika22 Prill 2025
    Policia rajonale e Prishtinës ka njoftuar se gjatë javës së kaluar janë kapur 15 armë si dhe municione të llojeve të ndryshme....
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2025
    Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se VV-ja nuk mund t’i kërkojë votat e opozitës pa marrëveshje. Postimi: Posti i Kryetarit...
    Bota/Rajoni23 Prill 2025
    Një tërmet i fortë ka goditur sot Stambollin. Sipas raportimeve, magnituda ka qenë 6.2. Deri në këto momente nuk ka detaje për...
    Lajme23 Prill 2025
    Mjetet financiare të parapara për Kosovën nga Plani Evropian i Rritjes mbeten peng të mungesës së institucioneve vendore që duhet të formohen...
    Bota/Rajoni23 Prill 2025
    Vatikani ka dhënë detaje mbi planet gjatë ditëve në vijim. për vdekjen e Papa Françeskut. Arkivoli i Papa Françeskut, aktualisht i shtrirë...
    Lajme23 Prill 2025
    Gazetarët dhe kameramanët e mediave vendore kanë bojkotuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, të mërkurën, duke vendosur mikrofonët dhe kamerat e tyre...
    Lajme23 Prill 2025
    Komuna e Prishtinës sot doli me një njoftim për punimet që po bëhen në disa rrugë të kryeqytetit e që ishin ndër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.