-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    63 raste të reja me Coronavirus brenda ditës në Kosovë

    FrontOnline
    24 Shtator 2020

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar edhe për   63  raste të reja me Coronavirus, brenda 24-orëve të fundit, raporton Front Online.

    ”  Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 592 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 63 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. “, ka njoftuar IKSHPK-ja.

    Njoftimi i plotë:

    87 TË SHËRUAR DHE 63 RASTE ME COVID-19!

    Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 592 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 63 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

    Numri total i rasteve pozitive është 15.333 raste nga 64.230 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 616 raste të vdekjes.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 87 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.987 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.730.

    Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 24 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Istog, Obiliq, Pejë dhe Rahovec.

    Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
    Mbani higjienën!
    Respektoni distancën!

    Sunny Hill 2025: Yjet që do ta pushtojnë Prishtinën
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2025
    Analisti Nexhmedin Spahiu së fundmi ka qenë cak i kritikave të shumta si rezultat i një takimi që zhvilloi të shtunën me...
    Lajme18 Maj 2025
    Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhënat e përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve...
    Lajme18 Maj 2025
    Një 19 vjeçare e ka humbur jetën, derisa dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi në orët...
    Të tjera
    Vip18 Maj 2025
    I ftuar mbrëmë (e shtunë) në emisionin “Goca & Gra”, Jozi Marku komentoi për herë të parë incidentin e rëndë në Big...
    Kronika18 Maj 2025
    Një burrë e ka sulmuar fizikisht gruan e tij në Gjakovë. Sipas Policisë arsyeja është xhelozia. I dyshuari gjendet në arrati. “DHUNË...
    Lajme18 Maj 2025
    Ish-ministri i Ekonomisë, Haki Shatri, ka shprehur kritika të ashpra ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE). Ai ka sugjeruar se ZRRE,...
    Lajme18 Maj 2025
    Analisti i njohur kosovar, Nexhmedin Spahiu është takuar me ministrin serb Marko Gjuriq. Këtë e ka bërë të ditur dje vetë Spahiu,...
    Kronika18 Maj 2025
    Një grua në Gjakovë ka raportuar më 13 maj 2025 se i janë vjedhur targat e veturës së saj, por pas hetimeve...
    Vip18 Maj 2025
    Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri ka qenë njëra prej artisteve që ka mbështetur më së shumti Shkodrën Elektronike në rrugëtimin në Eurovizion. Kënga...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.