63 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës, 15 në gjendje të rëndë shëndetësore
Gjendje e rënduar po vazhdon që të jetë në Spitalin e Pejës. Aty për momentin vazhdojnë të trajtohen një numër i konsiderueshëm i pacientëve që janë të prekur me Covid-19. Bëhet fjalë për 63 pacientë me koronavirus. Nga ta, 15 janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Kështu bëjnë me dije zyrtarë të spitalit rajonal të Pejës, shkruan Gazeta Express.
Prej tyre tre pacientë janë në respiratorë, 49 me oksigjenoterapi dhe 15 në gjendje më të rëndë.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se nga personeli i spitalit 5 mjekë, 15 infermierë dhe 5 punëtorë nga personeli jo mjekësor janë të infektuar me koronavirus.
Gjatë vikendit, në këtë spital 563 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor.