Bota/Rajoni

60-vjeçarit në Durrës i ngulin thikën, çohet me urgjencë në spital

60-vjeçarit në Durrës i ngulin thikën, çohet me urgjencë në spital
18:38 | 23 Shtator 2020

Një 60-vjeçar është plagosur me thikë në Durrës dhe ka shkuar menjëherë në spital pasditen e sotme.

Policia ka njoftuar se nuk di asgjë lidhur me situatën dhe shkaqet që kanë çuar në lëndimin e 60-vjeçarit.

Më datë 23.09.2020, rreth orës 17:10, jemi njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal Durrës, se ka shkuar i dëmtuar me mjet prerës (thikë), në rrethana ende të paqarta shtetasi L.B., rreth 60 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë janë duke punuar për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera