×
  • Lajme
  • Lajme

    60 raste aktive me Covid-19 në Drenas, 12 të hospitalizuar

    FrontOnline
    14 Korrik 2020

    Në Kosovë deri më tani janë 2.640 raste aktive me Coronavirus, derisa vendi ynë kryeson listën me më së shumti raste në Ballkan, raporton Front Online.

    Lirimi i masave bëri që numri i të infektuarve të rritet, e kjo rritje bëri që Coronavirusi ta prek edhe komunën e Drenasit.

    Deri më tani në këtë komunë janë 60 raste aktive me Coronavirus, ku 12 prej tyre janë të hospitalizuar.

    Për gjendje e tyre shëndetësore për Front Online, ka folur drejtori i shëndetësisë në këtë komunë, Arsim Haxhiu.

    Ai tha se gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

    “Gjendja me Coronavirus sipas raportit të mëngjesit është se janë gjithsej 60 raste aktive, prej tyre 12 janë të hospitalizuar dhe 48 raste janë nën përkujdesje, 12 raste janë në Kliniken Infektive gjendja e tyre sipas informacioneve është stabile”, ka bërë të ditur Haxhiu për Front Online.

    Haxhiu tha se përhapja e Coronavirusit në këtë komunë e ka prekur edhe stafin shëndetësor, ku deri më tani janë të infektuar një doktor dhe tri infermiere.

    “Kemi 3 infermierë dhe 1 doktor të infektuar me Coronavirus, QKMF-ja nuk është vatër e infeksionit, personeli shëndetësor kanë qenë në pushim, kur janë kthyer nga pushimi janë testuar dhe kanë rezultuar pozitiv”, tha Haxhiu.

    Ditë më parë Qeveria e Kosovës, ka marrë masa shtesë për parandalimin e përhapjes së pandemisë së Coronavirusit, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Drenasit tha se këto masa janë duke u zbatuar edhe nga qytetarët e Drenasit.

    “Jemi në fushat vetëdijesuese, kanë filluar mirë t’i përmbahen masave që i ka marrë Qeveria ”,tha Haxhiu./Front Online/

     

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.