×
  • Lajme
  • Lajme

    6 persona nga Kamenica u infektuan nga një i ri nga Gjilani teksa po luanin futboll

    FrontOnline
    23 Prill 2020

    Me 8 rastet e konfirmuara mbrëmë, deri më tani në Komunën e Kamenicës janë gjithsej 35 persona të infektuar me pandeminë COVID-19, raporton Front Online.

    Nga 8 rastet e fundit, 2 prej tyre janë babë e birë nga një fshat i komunës së Kamenicës.

    Ndërsa 6 të tjerë janë persona që vijnë nga tri familje të ndryshme të prekur nga një i ri i Gjilanit derisa po luanin me të futboll.

    Koordinatori i Shtabit Emergjent të Komunës së Kamenicës, Ramadan Basha, për Front Online ka thënë se të prekurit me Coronavirus janë nga fshatrat Poliçkë dhe Hodonoc.

    “Dy raste janë në fshatin Hodernovc të komunës së Kamenicës janë babë e birë. I kemi edhe 6 raste tjera në fshatin Polic. Ka qenë një djalë i ri që kanë pasur aktivitete sportive me të, saktësisht duke luajtur futboll”, ka thënë Basha.

    Ai ka deklaruar se aktualisht në Klinikën Infektive në QKUK po marrin trajtim 3 persona gjendja e të cilëve është stabile.

    Basha ka bërë të ditur po ashtu se personat tjerë të infektuar janë duke marrë trajtimin e nevojshëm në shtëpi në kushte karantine, derisa në këtë Komunë janë shëruar gjithsej 3 persona që ishin të infektuar me coronavirus.

    “Tani veçse kemi një stabilizim të situatës në fshatin Topanicë. Gjendja e pacientëve është stabile. Deri më tani 3 persona janë shëruar nga komuna e Kamenicës. Moshat e të prekurve me COVID-19 variojnë nga 6 muajsh deri në 72 vjeçar mosha e të infektuarve me Coronavirus.”, tha Basha për Front Online.

    Kujtojmë se në Kosovë deri më tani janë infektuar 630 persona nga pandemia COVID-19.

    Kurse, sot ka ndërruar jetë një 53-vjeçar nga Komuna e Prizrenit duke e çuar në 19 numrin e të vdekurve në Kosovë. /Front Online/

     

     

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.