×
  • Lajme
  • Lajme

    57 raste të reja me Coronavirus brenda ditës në Kosovë

    FrontOnline
    18 Shtator 2020

    IKSHPK-ja ka njoftuar edhe për 57   raste të reja me Coronavirus, brenda 24-orëve të fundit në Kosovë, raporton Front Online.

    “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 678 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 57 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste nga Klinika Infektive, 1 rast nga spitali rajonal Prizren dhe 1 rast nga spitali rajonal Pejë).   “, ka njoftuar IKSHPK-ja.

    Njoftimi i plotë:

    137 TË SHËRUAR DHE 57 RASTE ME COVID-19!

    Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 678 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 57 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste nga Klinika Infektive, 1 rast nga spitali rajonal Prizren dhe 1 rast nga spitali rajonal Pejë).

    Numri total i rasteve pozitive është 14.939 raste nga 60.913 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 611 raste të vdekjes.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 137 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.325 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.003.

    Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 16 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Viti 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Kamenicë dhe Kaçanik.

    Sunny Hill 2025: Yjet që do ta pushtojnë Prishtinën
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2025
    Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhënat e përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve...
    Lajme18 Maj 2025
    Një 19 vjeçare e ka humbur jetën, derisa dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi në orët...
    Lajme18 Maj 2025
    141 çifte bashkëshortore në Kosovë i dhanë fund martesës në muajin shkurt 2025. Kjo e dhënë e  publikuar nga Agjencia e Regjistrit...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2025
    Analisti i njohur kosovar, Nexhmedin Spahiu është takuar me ministrin serb Marko Gjuriq. Këtë e ka bërë të ditur dje vetë Spahiu,...
    Kronika18 Maj 2025
    Një grua në Gjakovë ka raportuar më 13 maj 2025 se i janë vjedhur targat e veturës së saj, por pas hetimeve...
    Vip18 Maj 2025
    Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri ka qenë njëra prej artisteve që ka mbështetur më së shumti Shkodrën Elektronike në rrugëtimin në Eurovizion. Kënga...
    Lajme18 Maj 2025
    Sindikalisti Ali Sefaj, i cili njëherit është njëri nga organizatorët e protestave kundër shtrentjtimit të energjisë elektrike me moton: “Asnjë cent më...
    Sport18 Maj 2025
    Cristiano Ronaldo është gati për hapin e radhës në karrierë dhe mund të largohet nga Al Nassr në fund të sezonit. Sipas...
    Lajme18 Maj 2025
    Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Pouskë të Prizrenit. Policia ka konfirmuar se si pasojë një 19...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.