Janë konfirmuar 87 raste me COVID-19 në Kosovë, derisa 4 nga to janë nga Gjilani.
Kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, përmes një statusi në Facebook ka dhënë statistika sa i përket koronavirusit në Gjilan, ndërsa bën apel edhe për respektimin e masave parandaluese.
Ky është postimi i plotë i tij:
#Dita108. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike konfirmoi edhe për 4 rastë të reja pozitivë me #COVID19, duke e çuar në 165 numrin e përgjithshëm brenda tre muajve. Ndërkohë, 3 prej tyre kanë vdekur, 91 janë shëruar plotësisht, derisa raste aktive janë 71.Apeloj që t’i përshtateni masave mbrojtëse dhe të kujdeseni për vete e familjen. Mos jep e as mos merr shërbime pa maska e doreza. Mbaje distancën!