Prizreni është një ndër komunat më të prekura me koronavirus në Kosovë si për nga rastet ashtu edhe për nga vdekjet.
Që prej pandemisë atje janë regjistruar 39 vdekje si pasojë e COVID-19 nga 269 vdekje në gjithë vendin.
Informatën e ka konfirmuar për Front Online, drejtori i Shëndetësisë në këtë qytet, Visar Shehu.
“Jane gjithsej 39. 2 janë në prill, 2 janë në maj, 12 në qershor, 22 në korrik, 1 në gusht”, ka thënë shkurtimisht ai për Front Online.