×
  • Lajme
  • Lajme

    35 të arrestuar në Karaçevë – prej tyre 12 policë, aksioni do të vazhdojë

    FrontOnline
    19 Shtator 2020

    Të gjitha kazinotë ilegale që tash e dy vjet po ushtronin veprimtaritë e tyre në fshatin Karaçevë të Kamenicës, janë rrënuar mbrëmë. Të premten gjatë një aksioni janë arrestuar 35 persona, ku prej tyre edhe 12 zyrtarë policorë të cilët dyshohen për kontrabandim me mallra dhe mundësim të qytetarëve për të ushtruar këtë veprimtari. Ndër tjera, janë konfiskuar edhe 120 aparate dhe gjësende tjera, të cilat shërbejnë si prova materiale.

    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku ka informuar se pas një hetimi të gjatë një vjeçar, mbrëmë në këtë fshat është realizuar aksion ku janë arrestuar 35 persona të dyshuar, ku prej tyre janë 12 zyrtarë policorë.

    “Prokuroria Themelore në Gjilan pas një hetimi të gjatë gati 1 vjeçar është gjatë mbrëmjes së djeshme në bashkëpunim me PK-në, pastaj edhe agjencitë tjera të zbatimit të ligjit është realizuar aksioni në këtë pjesë të Kosovës konkretisht në fshatin Karaçevë- komuna e Kamenicës si dhe të rajonin e Prishtinës dhe rajone të tjera. Hetimi ka filluar për shkak të pretendimeve për elemente kriminale. Nga ky aksion me urdhër të prokurorisë deri më tani janë arrestuar 35 persona të dyshuar prej tyre 12 zyrtarë policorë, kontrabandistë e pronarë të kazinove. Gjatë aksionit janë rrënuar të gjitha kazinot që kanë vepruar në atë pjesë dhe janë konfiskuar gjë sende të ndryshme si prova materiale që dyshohet se janë përdorur në aktivitetet e tyre kriminale”, tha ai.

    Ai tha se operacioni do të vazhdojë edhe më tej, meqë sipas tij ka persona të dyshuar.

    “Kemi edhe persona të tjerë të dyshuar, aksioni do të vazhdon….kemi, kemi por ne e dimë, ne do të ju informojmë me kohë”, shtoi ai.

    I pyetur për lidhshmërinë e këtij aksioni me seancën e djeshme në Kuvendin e Kosovës ku ministri Agim Veliu kishe raportuar për hyrjen e xhandarmërisë serbe në këtë anë, ai tha se

    “Ne kemi hetim gati 1 vjeçar të këtyre aktiviteteve kriminale në këtë pjesë të Kosovës, konkretisht në fshatin Karaçevë të komunës së Kamenicës. Kjo është në dorën tonë kur ne e kem vlerësua bashkë me PK-në, IPK-në dhe agjencitë tjera, se kur ne kem gjet kohën ose ditën më të përshtatshme ta godasim me aksionin tonë këto grupe kriminale që kanë veprua. Nuk ka kurrfarë lidhje më këtë por ne kemi gjet ditën e përshtatshme për goditjen e tyre”, ka deklaruar ai.

    Ndërsa, majori në Policinë e Kosovës, Zejnullah Surdulli theksoi se ky operacion ka pasur për qëllim luftimin e veprave penale dhe aktivitete të tjera kriminale.

    “Janë sekuestruar 120 aparate, 6 shtëpiza kompjuteri, një armë me gaz, një karikator AK… Të gjitha objektet që janë gjetur në këtë zonë janë të rrënuara për shkak se kanë qenë hapësira që janë shfrytëzuar për veprimtari kriminale. Në zonën e Prishtinës janë zhvilluar r bastisje dhe si rezultat janë konfiskuar materiale.. 25 aparate dhe mjete monetare që arrijnë shifrën 3950 euro. Në mesin e ndaluar kemi 3 persona në këtë zonë”, theksoi ai.

    Ushtruesi i detyrës së udhëheqësit të Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Kushtrim Hodaj tha se janë 12 zyrtarë policorë të cilët janë ndaluar, dhe se të njëjtit po dyshohen për kontrabandim me mallra dhe organizim të skemave piramidale.

    ” Janë arrestuar 11 zyrtarë policorë, 8 të nacionalitetit shqiptar, 3 të nacionalitetit serb. Sot është arrestuar edhe zyrtari i fundit që ka qenë në listë, dhe numri total është 13 zyrtarë policorë të arrestuar. Punonjësit e ndaluar me vendimi të prokurorit janë ndaluar për 48 orë dhe janë suspenduar si pjesë e punës administrative. Veprat për të cilat dyshohen zyrtarët policorë janë kontrabandim me mallra dhe organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, ka shtuar Hodaj.

    Sipas Hodajt nuk është gjë e mirë që zyrtarët policorë janë përfshirë në veprimtari kriminale por është gjë e mirë që janë arrestuar.

    Tash e sa kohë banorët e brezit kufitar, kishin shprehur shqetësimin e tyre për ndërtimin e kazinove ilegale. Në ditën kur në Kuvendin e Kosovës, po mbahej seancë për raportimin e ministrit Agim Veliu pas hyrjes së xhandarmërisë serbe në fshatin Karaçevë, në mbrëmje filloi aksioni për rrënimin e kazinove.

    Megjithatë, po thuhet se nuk ka asnjë lidhshmëri me seancën e djeshme, por që ka qenë koha e përshtatshme për goditjen e këtyre grupeve kriminale. /

    Nga Rubrika
    Lajme15 Maj 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se mbi 148 mijë punëtorëve mund t’u rrezikohet vendi i punës me vendimin për rritjen...
    Lajme15 Maj 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, hodhi poshtë çdo mundësi për një koalicion mes partisë së tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje,...
    Lajme15 Maj 2025
    Policia e Komunikacionit Rrugor në bashkëpunim me Stacionin Policor në Ferizaj ka filluar sot zbatimin e planit operativ “Motoçikleta 2025”. Gjatë ditës...
    Të tjera
    Lajme15 Maj 2025
    Besnik Tahiri realizoi sot një vizitë pune në Mal të Zi, ku u takua me Kryetarin e Ulqinit, z. Genci Nimanbegu, dhe...
    Lajme15 Maj 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka komentuar takimin me presidenten Vjosa Osmani me krerët e partive parlamentare, duke...
    Lajme15 Maj 2025
    Ismet Kryeziu nga KDI ka kritikuar Albin Kurtin e VV-së për mosdeklarimin e tij para mediave. Ai ka thënë se kjo tregon...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Shqipëria është renditur si destinacioni më i mirë për t’u vizituar në vitin 2025, sipas një analize të platformës ndërkombëtare HelloSafe, e...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mesin e liderëve që e ka pritur sot është edhe homologu i tij finlandez, Petteri Orpo....
    Lajme15 Maj 2025
    Profesori i Fakultetit Filozofik, Arben Hajdari, po përballet fatkeqësisht me një sfidë të rëndë për jetën. Atij i është rikthyer sëmundja e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.