×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Ferid Agani thotë se Covid-19 do të lë pasoja të mëdha te të moshuarit, tregon shkaqet

    FrontOnline
    28 Gusht 2020

    Virusi i preku pothuajse të gjithë. Nuk njohu moshë. Por, një kategori e shoqërisë, ajo e të moshuarve, e pati më të vështirë përballimin me të.

    Kështu thanë ekspertët shëndetësorë. E, këto deklarata të tyre mediat i shfrytëzuan për ta “bombarduar” publikun, me tituj “Coronavirusi po i prek më së shumti të moshuarit”, “Arsyet pse virusi i ri është më i rrezikshëm tek të vjetrit”.

    Titujt si këta ndikuan negativisht në shëndetin e tyre mendor.

    Në këtë mënyrë sulmet për ta vinin nga dy fronte, prej vetë virusit dhe prej raportimeve ditore të mediave.

    Lidhur me këtë në një intervistë për Front Online psikiatri dhe njëherësh ish-ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Ferid Agani vlerëson se interpretimi i gabueshëm i informatave të shumta ka bërë që të përkeqësohet gjendja e tyre psikologjike.

    Agani i cili është edhe kryesues i Bordit Këshillëdhënës për Menaxhimin e Covid-19 në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, tha se kjo kategori e shoqërisë rrezikohet të zhytet në vetmi, dhe si pasojë e kësaj sipas tij, tek ta përkeqësohen shumë procese të shëndetit mendor.

    “Dihet që ata kanë nevoja të veçanta psikologjike, sociale, mjedisore, shëndetësore në përgjithësi, duke i pasur parasysh sëmundjet e ndryshme kronike që mund t’i përcjellin në atë moshë. Posaçërisht këtë grup e bëjnë të ndejshëm fakti se ajo masa kryesore e ballafaqimit me pandeminë e që është distanca sociale de facto ata i prek më së shumti, sepse ata edhe ashtu vuajnë nga izolimi social në shumicën e madhe të rasteve”, tha Agani.

    Sipas tij, ekziston rreziku i vazhdueshëm që ky grup i popullatës të harrohet dhe të mos trajtohet në mënyrën e duhur.

    “Një prej problemeve tejet të mëdha, është se të moshuarit janë të mbingarkuar me informata që shumë herë nuk janë të drejta, që qojnë në interpretimet e gabueshme që edhe më shumë e përkeqëson gjendjen e tyre psikologjike. Me këtë ata mund të krijojnë edhe frika të paarsyeshme dhe mendime tejet të rënda deri te nivelet e mendimeve paranoike”, tha më tutje Agani.

    Ai sugjeron që të moshuarve tu krijohet hapësirë e veçantë sa më kreative në mënyrë që ta kenë më të lehtë ta tejkalojnë këtë periudhë pandemie.

    “Ajo që është me rëndësi është që ai imponimi dhe distancimi social te ta zbatohet në një mënyrë sa më kreative. Të mos sjellën shabllon por të gjendjen mënyrat e ruajtjes së komunikimit të vazhdueshme me ta përmes telefonit dhe deri te kontaktet e drejtpërdrejta, duke e ruajtur distancën fizike me ta”, u shpreh ai.

    Agani: Karantinimi e rriti dhunën në familje dhe përdorimin e substancave narkotike

    Sipas psikiatrit Ferid Agani faza e karantinimit në fillim të pandemisë ka qenë një sfidë e madhe, që shumë persona nuk kanë arritur ta kalojnë lehtë.

    Agani në një intervistë për Front Online ka thënë se si rezultat i kësaj, dhuna në familje dhe konsumimi i substancave të ndryshme psiko-aktive kanë qenë më të shprehura.

    “Ka pasur pasoja, në aspektin e një kontrolli më të dobët të impuleseve agresive. Pastaj, në përqendrimin e vëmendjes, të problemeve të ndryshme në vendimmarrje. Vetëbesimi i qytetarëve është luhatur, janë potencuar problemet në marrëdhëniet brenda familjes nëse ato kanë ekzistuar më herët, që anëtarët e familjes i kanë ikur në një far mënyre”, tha më tutje Agani.

    Karantimi i qytetarëve sipas psikiatrit Ferid Aganit ka pasur edhe aspekte pozitive.

    “Natyrisht karantinimi ka pasur edhe aspektet pozitive. Karantinimi i ka ofruar bashkë anëtarët e familjes me njëri tjetrin. Kanë pasur mundësi që ta dëgjojnë njëri tjetrin. T’i shohin fëmijët, bashkëshorten/in, të bisedojnë më tepër për problemet që kanë pasur. Të ndalen të kuptojnë që kanë qenë të habitur me këtë vrap të kësaj kohe”, theksoi ai.

    Ish-ministri i Shëndetësisë: Rrëzimi i Qeverisë “Kurti” ndikoi në rritjen e numrit të infektuarve  

    Rrëzimi i Qeverisë “Kurti” në kohën kur Kosova po ballafaqohej me Covid-19 dhe formimi i një tjetre, sipas ish-ministrit Ferid Agani ka ndikuar në rritjen e numrit të madh të rasteve me këtë virus.

    “Këto thyerje politike që kanë ndodhur kanë ndikuar shumë edhe kohezionin social të qytetarëve. Gjatë 3 muajve të parë është krijuar një kohezion social mes qytetarëve dhe institucioneve të shtetit, përfshirë edhe ato shëndetësore. Pastaj ndikojë një far lloj rebelimi i qytetarëve ndaj masave të qeverisë. Dhe kjo mandej rezultojë me përhapjen e virusit, i cili na gjeti totalisht të papërgatitur sepse ishim të stresuar me shkallë të lartë të ankthit”, deklaroi Agani.

    Ish-ministri i Shëndetësisë kritikon lirimin e shpejt të masave ndaj Covid-19

    Ai ka vlerësuar se izolimi i menjëhershëm dhe hapja e plotë ka bërë që në vend të dyfishohet numri i rasteve të të infektuarve e deri te humbja e betejës me këtë virus.

    “Mendoj që kemi shkuar nga një ekstrem në ekstremin tjetër. Kjo ju ndodh zakonisht institucioneve pa përvojë. Nga ekstremi i izolimit total në të cilin për dy muaj e gjysmë i kemi pasur 30 raste të vdekjeve, ne ekstremin e hapjes së plotë kur brenda dy muajve e gjysmë të tjera i kemi pasur rreth 450 raste të vdekjeve”, vlerësoi Agani pwr Front Online.

    Praktikat e shteteve më të zhvilluara sipas tij, kanë bërë që institucioneve vendore të ju mungojë një zgjidhje specifike që do të çonte drejt parandalimit të këtij virusi.

    “Është dashtë që të mobilizohen shumë më herët resurset në sektorin privat të shëndetësisë. Të ndërmerren masa për sigurimin e testeve dhe mundësisë për diagnostifikimit sa më hershëm të infeksionit. Ne po shohim që po kemi probleme me numrin e testeve që po bëhen në popullatë. Janë disa vështirësi sa i përket spitaleve, me barna dhe material harxhues nga lista esenciale”, theksoi më tej ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani. /Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me grupin parlamentar ‘Bllokun e Progresit’ i kryesuar nga shefi i...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Deri në dy orë po vijojnë pritjet për të hyrë nga Jarinja në Kosovë. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kombëtar, edhe te...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme bore deri të mërkurën, ndërsa nga e enjtja...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme bore deri të mërkurën, ndërsa nga e enjtja...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ku janë përfshirë tri automjete. Si pasojë...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Është gjetur pa shenja jete një burrë 57-vjeçar në fshatin Bruz Zallë të Malësisë së Krujës. Bëhet e ditur se ai ishte...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Xheneta ka dhënë disa doza qortimi ndaj Drilonit për siç tha ajo, se nuk di të shkruajë e të lexojë shqip. Sipas...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Ana Kabashi shpesh ndan fotografi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Edhe sot...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një helikopter i një spitali u rrëzua mëngjesin e së dielës në Turqinë jugperëndimore, duke vrarë të katër personat në bord. Dy...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.