
Serbia ka raportuar 312 raste të reja me Covid-19, duke çuar kështu në 6 mijë e 630 numrin e të infektuarve. Ndërkohë 870 persona janë shëruar.
Gjatë këtyre 24 orëve kanë vdekur edhe tre të infektuar, derisa numri i viktimave ka shkuar në 125, raporton Tanjug, transmeton Gazeta Sinjali.
Gjithsej në të gjithë territorin janë 6 mijë 630 të infektuar me koronavirus, ndërkohë që numri i pacientëve të shëruar ka shkuar në 870.
Në anën tjetër qeveria serbe ka marrë vendim për shtyrjen e orarit të nisjes së shtetrrethimit me 1 orë.
Duke filluar nga dita e nesërme, shtetrrethimi do të fillojë në orën 18:00 e deri në orën 05:00.