Në Komunën e Kamenicës deri më tani janë infektuar me koronavirus 91 persona, prej tyre 63 janë shëruar.
Zëdhënësja e Komunës së Kamenicës, Margarita Rushiti ka thënë se janë 25 raste aktive me COVID-19, ndërsa kanë vdekur 3 të tjerë.
“Deri më sot në komunën tonë janë të identifikuara 91 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 63 të shëruar plotësisht, 25 raste aktive dhe 3 të vdekur”, ka thënë Margarita Rushiti,raporton express.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kamenicë janë shënuar 4 raste të reja.