
Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar për 32 rastet e fundit të infektuar me coronavirus. Prej tyre 23 janë vetëm nga Komuna e Pejës.
Kështu, numri totatl në këtë Komunë i të prekurve me Covid-19, sonte ka shkuar në 72.
Sipas IKSHPK-së, numri i madh i të prekurve është si pasojë e pjesëmarrjes në një ceremoni varrimi para disa ditësh.
“Rastet pozitive janë raste kontakti, njëzet e tre (23) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: katërmbëdhjetë (14) raste Pejë, pesë (5) raste Nakëll dhe katër (4) raste Bllagajë), katër (4) raste me vendbanim në Runjevë-Kaçanik, dy (2) raste me vendbanim në Strellc i epërm-Deçan dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Hoçë e Qytetit-Prizren, Sallagrazhdë-Suharekë dhe Shtime”, thuhet në njoftim.