×
  • Lajme
  • Lajme

    18 kandidatë për drejtor të Doganës së Kosovës (Emrat)

    FrontOnline
    09 Shtator 2020

    Në konkursin për drejtor të përgjithshëm të Doganës së Kosovës kanë aplikuar 18 kandidatë, ndër ta edhe ish-drejtori i këtij institucioni Bahri Berisha dhe U.d i drejtorit aktual Ibrahim Xhaka, raporton KosovaPress.

    Kosovapress ka siguruar listën me 18 kandidatët në garë që janë: Betim Elezaj, Ardian Jashari, Bahri Berisha, Arlind Limani, Fetah Zejnullahu, Agim Nika, Ibrahim Xhaka, Bekim Mehmetaj, Bashkim Arifi, Agron Sadiku, Nehat Daki, Besim Curri, Gyltene Syla Kastrioti, Feim Brava, Ekrem Hajdari, Fatmir Miftari, Shkëlzen Mustafa dhe Agron Llugaliu.

    Ministria e Financave ka shpallur konkursin për Drejtoj të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës me 3 gusht dhe është mbyllur më 1 shtator.

    Nga kjo Ministri ishte thënë se ky proces do të jetë transparent e profesional.

    Megjithatë, ishte thënë se ky proces i rekrutimit do të monitorohet nga përfaqësuesit e Projektit Britanik për Rekrutime në Pozita të Larta Drejtuese.

    Edhe në Qeverinë Kurti, ish-ministri i Financave Besnik Bislimi kishte hapur konkurs në shkurt të këtij viti për këtë pozitë në Doganë, por ishte pezulluar, pastaj nga ministrja aktuale e Financave Hykmete Bajrami ishte anuluar pasi kishin kaluar afatet ligjore të rekrutimit për shkak të pandemisë Covid-19 (kufizimi i lëvizjes).

     

    Nga Rubrika
    Lajme30 Prill 2025
    Gjykata e Bosnje e Hercegovinës tha të mërkurën se INTERPOL-i nuk e ka pranuar kërkesën e saj për ta rishikuar vendimin për...
    Lajme30 Prill 2025
    Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, për FrontOnline ka deklaruar se ende nuk kanë marrë konfirmim nga partitë opozitare LDK dhe PDK...
    Lajme30 Prill 2025
    Presidentja Vjosa Osmani në 26-vjetorin e masakrës në Shtuticë, Vërbovc dhe fshatrat përreth të Drenasit, kujtoi të rënët. Në një postim në...
    Të tjera
    Sport30 Prill 2025
    Në një atmosferë festive dhe me pjesëmarrje të gjerë të nxënësve dhe mësimdhënësve, sot në kryeqytet ka nisur Liga e Shkollave, një...
    Lajme30 Prill 2025
    Policia e Kosovës, ka njoftuar se janë dorëzuar dy persona të cilët dyshohen për rastin ‘‘Vrasje e mbetur në tentativë’’, rast që...
    Lajme30 Prill 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gazmend Muhaxheri, për FrontOnline ka konfirmuar se partia e tij ka pranuar një ftesë nga...
    Lajme30 Prill 2025
    Kreu i LVV, Albin Kurti, ka ftuar kryetarin e LDK dhe të PDK për takim me 1 maj lidhur me krijimin e...
    Bota/Rajoni30 Prill 2025
    Energjia elektrike është rikthyer pas ndërprerjes së madhe të së hënës në Gadishullin Iberik. Por ndërprerja masive e energjisë elektrike la të...
    Lajme30 Prill 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përkujtoi sot 26 vjetorin e rënies së heroit Ilaz Kodra. Përmes një postimi, Osmani ka thënë se...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.