Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Londër, ku një i mitur, 13-vjeç, humbi jetën pasi ra nga kati i tetë i një pallati.
Ngjarja u regjistrua në veri-perëndim të Londrës, ndërsa nuk dihet ende arsyeja e rënies së të miturit.
Fqinjët thonë se dëgjuan atë duke bërtitur, por se nuk arritën të bënin asgjë për ta shpëtuar.
Ata e përshkruajnë familjen e të miturit si të rregullt, ndërsa të gjithë shprehen të tronditur për vdekjen e të miturit.