×
  • Lajme
  • Lajme

    1253 persona dhe subjekte ndiqen penalisht, 60 gjoba vetëm të mërkurën në Ferizaj

    FrontOnline
    30 Korrik 2020

    Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë një sërë masash të cilat kufizojnë lëvizjen e qytetarëve dhe të bizneseve për të parandaluar përhapjen e Coronavirusit.

    Këto vendime duhet të inspektohen nga inspektoratet komunale në koordinim me ato qendrore.

    Kështu në Komunën e Ferizajt, sipas zëdhënësit Albion Sherifi, për mosrespektim të masave janë 1253 persona dhe subjekte të cilat janë gjobitur dhe janë proceduar në Gjykatën Themelore të Ferizajt nga Inspektorati Komunal.

    “Janë përcjellur për procedurë kundërvajtëse pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj, 1253 persona dhe subjekte të cilat nuk e kanë respektuar kufizimin e orarit të lëvizjes dhe mbajtjen e maskës”, ka thënë ai për Front Online.

    Ai  thotë se që nga vendimi për aplikim të këtyre masave ka filluar inspektimi në teren ku kryesisht gjobat janë për mosvendosje të maskës.

    “Ka filluar shpërndarja e gjobave, ka qytetetarë që nuk respektojnë këto masa, kryesisht vendosjen e maskës”, ka thënë Sherifi.

    Ai ka treguar se vetëm gjatë ditës së djeshme janë rreth 60 gjoba të shqiptuara për qytetarët që nuk i respektojnë këto vendime të Qeverisë për parandalim të përhapjes së Covid-19.

    “Janë afërsisht 60 vendime që janë lëshuar ose gjoba për mosrespektim të sjelljes, përkatësisht shkelje të rregullave gjatë pandemisë, po flas vetëm për dje”, është shprehur Sherifi për Front Online.

    Sherifi thotë se inspektimet janë të vazhdueshme në asistencë të Policisë nëpër subjekte afariste si dhe kontrolle nëpër sheshe dhe hapësira publike.

    “Po absolutisht, vazhdueshëm ka inspektime së bashku me Policinë edhe nëpër subjekte afariste, por edhe kontrolle të vazhdueshme edhe në shesh edhe në hapësira të tjera publike”, ka thënë Sherifi për Front Online.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.