Gjuha:
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    12 të shoqëruar në polici nga protesta kundër ndalimit të jetës së natës në Tiranë

    FrontOnline
    21 Korrik 2020

    Policia e Tiranës njoftoi paraditen e së martës për shoqërimin në komisariate të 12 personave, të cilët akuzohen për “organizim tubimi të paligjshëm” dhe “pengim të qarkullimit të automjeteve”.

    Dhjetëra sipërmarrës dhe artistë protestuan mbrëmjen e së hënës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kundër vendimit të qeverisë që mbyll klubet e natës dhe ndalon muzikën në bare e restorante pas orës 20:00.

    Gjatë protestës policia ndërhyri duke e shpërndarë atë. Në njoftimin e shpërndarë për mediat, policia pretendoi se protesta ishte organizuar pa u marrë leje autoriteteve.

    Legjislacioni shqiptar nuk parashikon ndonjë procedurë marrje leje, por vetëm njoftim paraprak për organizim tubimesh. Ndërkohë në gjendjen e pandemisë së COVID-19, qeveria ka ndaluar çdo grumbullim për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

    Autoritetet apeluan sërish për respektimin e masave si mbajtja e maskës, mbajtja e distancës fizike dhe që “shqetësimet që kanë t’ia adresojnë institucioneve.

    Është koha të shijojmë çokollatën më të mirë..
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Maj 2023
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it, me të cilët ka biseduar për zhvillimet aktuale në...
    Bota/Rajoni30 Maj 2023
    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në lidhje me ngjarjet e djeshme në Zveçan, tha se dhuna nuk është asnjëherë opsion...
    Bota/Rajoni30 Maj 2023
    Albin Kurti është përgjegjës për gjithçka që ka ndodhur dje në Zveçan, ka theksuar i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovë, Petar...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2023
    Dragan Nedeljkoviq, që mediat serbe po e quajnë “anëtar i Autoritetit të Përkohshëm të komunës së Zveçanit”, ka folur para gazetarëve serbë....
    Lajme30 Maj 2023
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është shprehur i shqetësuar për demolimin e veturave të T7 e KOHËS në Zveçan. Njëherësh AGK u...
    Lajme30 Maj 2023
    Për situatën në veri, kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti ka biseduar me të dërguarin e posaçëm të Britanisë së Madhe për Ballkanin...
    Lajme30 Maj 2023
    KFOR-i ka njoftuar se numri i paqeruajtësve të lënduar gjatë dhunës së paprovokuar të djeshme në komunën e Zveçanit është 30. “11...
    Lajme30 Maj 2023
    Punëtorët e Komunës së Zveçanit sot në mëngjes janë mbledhur para objektit të atij institucioni për të kërkuar kthimin në vendet e...
    Bota/Rajoni30 Maj 2023
    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka takuar ambasadorët e vendeve të QUINT-it, në takim morën pjesë ambasadorët e  Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.