×
  • Lajme
  • Lajme

    11 raste aktive me COVID-19 në Podujevë, komuna apelon të respektohen masat parandaluese

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    Shtabi Emergjent i Komunës së Podujevës për veprime dhe masa parandaluese e mbrojtëse nga COVID-19, në takimin e sotëm ka diskutuar për masat dhe veprimet që duhet të ndërmerren pas raportimit të katër rasteve të reja me të infektuar me koronavirus në komunën tonë.

    Në takimin e sotëm të Shtabit Emergjent, të cilin e udhëhoqi nënkryetari i Komunës, Nexhmi Rudari, u tha se pas testimeve të kryera në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK të martën kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 katër persona nga tri fshatra të komunës së Podujevës.

    Dy persona, që kanë rezultuar pozitivë me koronavirus janë nga fshati Konushec dhe nga një në fshatrat Dumnicë e Poshtme dhe Gërdoc.

    Në takim u tha se menjëherë pas konfirmimit të rasteve janë vizituar nga ekipi mjekësor i triazhimit familjet e të infektuarve dhe është bërë dezinfektimi i shtëpive ku banojnë ata.

    Nënkryetari Rudari tha se pas rasteve të fundit të infektuarve me COVID19, jo vetëm në komunën tonë, vijnë si pasojë e mos respektimit të rekomandimeve të IKSHPK dhe Ministrisë së Shëndetësisë, për zbatimin e masave mbrojtëse.

    Gjatë takimit u tha se policia dhe inspektorët komunalë të koordinojnë aktivitetet në teren dhe të kryejnë inspektime të vazhdueshme në lokalet dhe objektet hoteliere dyqane e biznese të ndryshme, në mënyrë që të përcjellin respektimin e masave mbrojtëse, distancën sociale dhe bartjen e maskave.

    Gjithashtu u kërkua që punëtorët e administratës komunale, punëtorët shëndetësor dhe të institucioneve të tjera, të respektojnë masat mbrojtëse dhe të pajisen me maska dhe dezinfektues.

    Shtabi komunal apelon te qytetarët, që pavarësisht lehtësimit të masave, të vazhdohet me respektimin e rekomandimeve nga IKSHPK dhe MSH, duke aplikuar masat mbrojtëse, shmangien e vizitave dhe tubimeve të panevojshme dhe ruajtjen e distancës sociale.

    Në Komunën e Podujevës aktualisht janë 11 raste aktive me COVID-19.

    Nga Rubrika
    Lajme29 Prill 2025
    Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar pas dështimit të tetë të konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Sipas saj, VV-ja në përpjekje...
    Lajme29 Prill 2025
    Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe ish-anëtar i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Shemsedin Dreshaj, për Front Online ka folur...
    Lajme29 Prill 2025
    Osman Hajdari edhe më tutje vazhdon ta ushtroj funksionin e ushtruesit të drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), e të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni29 Prill 2025
    Një zjarr i madh ka shpërthyer në një nënstacion elektrik në Londrën perëndimore, raporton Skynews. Rreth 100 zjarrfikës po përballeshin me flakët...
    Lajme29 Prill 2025
    60 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, nga të cilat 17 kanë qenë me të lënduar...
    Lajme29 Prill 2025
    Sot, për herë të tetë, Kuvendit i Kosovës ka dështuar të konstituohet, pasi që kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, s’po arrin...
    Lajme29 Prill 2025
    Çmimet e kafesë në Prishtinë po shënojnë rritje të ndjeshme, duke ngjallur reagime tek qytetarët. Një prej rasteve më të fundit është...
    Lajme29 Prill 2025
    Mefail Bajqinovic, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, është deklaruar pas dështimit të radhës së konstituimit të Kuvendit, duke thënë se arsyeja se pse...
    Lajme29 Prill 2025
    Në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit të hënën është raportuar në polici se persona të panjohur kanë vjedhur dy rollne të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.