Në Kosovë numri i rasteve me Covid-19 po rritet, raporton Front Online.
Vetëm mbrëmë sipas të dhënave të Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik (IKSHPK) kanë rezultuar pozitiv me Coronavirus 52 raste, ku 15 nga ta janë nga komuna e Prizrenit.
Lidhur me këtë në një prononcim për portalin Front Online, ka folur drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Visar Shehu.
Ai tha se në komunën e Prizrenit janë 109 raste aktive me Coronavirus, ndërsa prej 15 rasteve që kanë rezultuar pozitiv mbrëmë shumica prej tyre janë raste kontakti.
“Në komunën e Prizrenit janë 109 raste aktive me Coronavirus, dje që kanë rezultuar 15 pozitiv shumica prej tyre janë raste kontakti”, tha Sheu për Front Online.
Shehu tha se gjendja shëndetësore e të prekurve me Coronavirus në këtë komunë është e mirë./Front Online/