×
  • Lajme
  • Lajme

    10 milionë euro mallra serbë kanë hyrë në Kosovë që nga heqja e taksës

    FrontOnline
    22 Prill 2020

    Disa maune të Kosovës dje kanë hasur në pengesa në doganë ku janë ndaluar për disa orë që të hyjnë në Serbi.Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, tha se pengesat e tilla janë të shpeshta nga pala serbe.“Dje ka pasë informata konfuze nga pala serbe. Pas orës 13:00 pala serbe ka thënë se nuk lejohen të hynë dy maune, fillimisht në Merdare nuk i kanë lejuar duke thënë se kanë marrë një urdhër në bazë të cilit ata nuk duhet të futen pa marrë një leje të posaçme nga zyra ndërlidhëse e Serbisë në Prishtinë”

    “Ne i kemi lënë maunet aty dhe më pas ka ardhur informata se mund të hyjnë automjetet transportues që kanë tabela të Kosovës RKS apo KS, por këtë leje ua kërkojnë vetëm automjeteve që kanë targa të Serbisë”.

    “Ka filluar të formohet kolonë dhe më pas ka një ndryshim qëndrimi dhe i lejojnë të kalojnë si për furnizues si për transportues. Nuk është hera e parë që pala serbe vepron në këso mënyre. Kemi probleme të përditshme me një lloj konfuziteti dhe një lloj pengese që e bëjnë momentale pa dhënë një arsye”.“Ata kanë thënë që kërkojnë këtë leje nga automjetet me targa të Serbisë. Në raportet sot në mëngjes nuk ka asnjë kamion në pritje apo në hyrje”.

    Stavileci në Klan Kosova ka treguar edhe për importin e mallrave nga Serbia nga data 1 prill kur u hoq tërësisht taksa 100 për qind.“Nga data 1 prill kur është hequr taksa dhe është vendosur reciprociteti ka pasë deri në 10 milionë euro të produkteve të Serbisë. Nuk kemi pritur më shumë se kjo kuti”.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.