
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka marr leje nga ministri i Infrastrukturës Lumir Abdixhiku për të fluturuar drejt aeroportit të Prishtinës, për tu kthyer në Kosovë.
Për këtë fluturim dhe ardhje në Kosovë duket të mos ketë pasur koordinim ndërmjet ministrive për këtë çështje.
Por, se a do të karantinohet tani Pacolli, kjo nuk dihet. Në bazë të disa burimeve të Kohës Ditore, thuhet se, Pacolli ka kërkuar shmangien e disa prej procedurave, përkatësisht karantinimin.
E ditë më parë, Pacolli përmes një shkrimi në Facebook, kishte thënë se ka mbetur në Zvicër për shkak të Koronavirusit dhe se nuk mund të kthehet në Kosovë.
Ai në një koment të bërë në këtë status kishte thënë se nuk mund të kthehet në Kosovë sepse i duhet të qëndrojë në karatin për dy javë. Ndërkaq kishte thënë se do të punojë nga shtëpia për aq sa është e mundur.
