×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Vuçiq: Është e mundshme marrëveshja për çështje të rëndësishme

    FrontOnline
    31 Gusht 2020

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot, në prag të vizitës në Uashington, se ai beson se do të jetë e mundur të arrihet një marrëveshje për çështje të rëndësishme për Beogradin dhe Prishtinën.

    “Ne duam të vazhdojmë dialogun nën kujdesin e Brukselit, por ne po shkojmë në Uashington për të diskutuar të gjitha temat e rëndësishme ekonomike”, u tha Vuçiq gazetarëve në Bled, ku ai mori pjesë në panelin e Forumit Strategjik me temë “Evropa pas Brexit dhe COVID-19”.

    Vuçiq tha se pas 7 shtatorit, pret intensifikim dhe dinamizim të negociatave dhe se ‘ato do të jenë në Bruksel sa më shpesh të jetë e mundur’.

    “Besoj se është e mundur të arrihet marrëveshje për çështje që janë të rëndësishme për Serbinë dhe Kosovën,” tha Vuçiq përpara takimeve midis udhëheqësve të Beogradit dhe Prishtinës, në Uashington më 4 shtator dhe tri ditë më vonë në Bruksel.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në kryeqytetin e Shqipërisë. Ai zbriti në aeroportin e Rinasit mbrëmjen e së enjtes, ku...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Shqipëria është renditur si destinacioni më i mirë për t’u vizituar në vitin 2025, sipas një analize të platformës ndërkombëtare HelloSafe, e...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mesin e liderëve që e ka pritur sot është edhe homologu i tij finlandez, Petteri Orpo....
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2025
    Deputetja e AAK-së dhe ish-anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Time Kadrijaj, dështimin e Kosovës për t’u futur në agjendën e...
    Lajme16 Maj 2025
    Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur konferencë për media për ditën e sotme. Konferenca do të mbahet në Selinë Qendrore të kësaj...
    Sport16 Maj 2025
    Do ta shkruhet menjëherë: sezoni i Lamine Yamal, 17 vjeç, nga Esplugues de Llobregat, kufizohet me përsosmërinë absolute. Rruga është ende e...
    Lajme16 Maj 2025
    Jeton Mehmeti, ish-kryetar i KOSTT-it, ka thënë se ka mundësi që rritja e çmimit të rrymës mund të anulohet. Ai tha se...
    Lajme16 Maj 2025
    47 liderë evropianë pritet të jenë sot në Tiranë për të marrë pjesë në samitin e 6-të të Komunitetit Politik Evropian. Kjo...
    Lajme16 Maj 2025
    Ish-kryetari i delegacionit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Xhavit Haliti nga radhët e PDK-së, ka folur për “Front Online” lidhur me...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.