×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Veliu: Na duhen edhe më tepër se 300 zjarrfikës, jemi larg standardeve të kërkuara

    FrontOnline
    09 Shtator 2020

    Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Agim Veliu theksoi se Kosova ka nevojë që të punësojë më shumë se 300 zjarrfikës, që të arrij standardin minimal, meqë sipas tij komunat kanë numër të paktë të tyre dhe se janë larg standardeve të kërkuara.

    Veliu gjatë vizitës në Gjilan tha se sot kanë diskutuar me kryetarin Lutfi Haziri për reformat në administratë publike dhe për masat që duhet të merren para fillimit të vitit të ri shkollor, meqë do të rriten lëvizjet.

    “Diskutuam edhe për çështjen e stacionit policor në Gjilan. Sepse ju e dini që janë disa pengesa për sa i takon atij rrjeti. Dhe ne u dakorduam që të punojmë bashkërisht që sa më shpejt policisë regjionale të policisë në Gjilan t’iu sigurohen hapësira të nevojshme për punë dhe besoj që me parashikimet e buxhetit të vitit të ardhshëm këtë çështje do ta rregullojmë. Po ashtu e diskutuam edhe organizimin e gjitha mekanizmave edhe në kuadër të qeverisë së Kosovës edhe në nivel të komunës për fillimin e vitit të ri shkollor. Sepse me fillimin e vitit të ri shkollor do të rriten edhe lëvizjet, qarkullimet e njerëzve dhe mundësitë të përhapjes së covid-19. Por me masat që u prezantuan në qendrën operative të komunës së Gjilanit unë besoj që do të kemi një fillim të mirë të vitit të ri shkollor”, është shprehur Veliu.

    Ai ka folur edhe për rriten e numrit të zjarrfikësve, meqë siç tha Veliu, Kosova ka nevojë edhe për më tepër se 300.

    “Unë sigurisht do ta procedojë edhe në Qeverinë e Kosovës. Sepse vendimi për shtimin e numrit të punëtorëve, duhet të jetë vendim i qeverisë. Besoj që qeveria do të ketë mirëkuptim për këtë numër në komunën e Gjilanit. Por Brigadat e Zjarrfikësve janë me numër të paktë edhe bë komunat tjera sepse janë larg standardeve të kërkuara sa i takon numrit të banorëve edhe hapësirave territoriale që i mbulojnë në secilën komunë. Na nevojiten edhe më tepër se 300 zjarrfikës të punësojmë që të arrijmë standardin minimal”, ka deklaruar Veliu.

    E, kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka falënderuar për vizitën e dytë në Gjilan të Agim Veliut gjatë kohës së pandemisë.

    Ai tha se kanë diskutuar për rritjes e sigurisë publike, rolin e policisë në komunitet, përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor dhe masat anti-Covid.

    “Vizita e tij e dytë është prapë është në funksion jo vetëm të sigurisë publike por edhe të zbatimit detyrave që normalisht ministria e Punëve të Brendshme i ka edhe në nivel komunal. Por në fokus të vizitës së sotshme ka qenë funksionimi dhe qendra operative e emergjencave civile dhe shëndetësore në parandalimin e përhapjes së sëmundjes me Covid. E njoftova ministrin dhe delegacionin që reagimi jonë është prej 22 shkurtit, respektivisht 13 mars kur është aktivizuar plani i emergjencave civile. Ne kemi bërë për këto 180 ditë përpjekje maksimale që të menaxhojmë situatën kundër përhapjes së sëmundjes me Covid-19. Fatkeqësisht 40 qytetarë tonë e kanë humbur jetën dhe kjo është pjesa më e rëndë e menaxhimit të situatës me Covid”, ka thënë ai.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Mërgimtarët kanë nisur të marrin rrugën për në Kosovë, por po përballen me pritje të gjata. Një lexues i Klankosova.tv ka dërguar...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ditë më parë ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me një delegacion të lartë nga MCA Kosova,...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Gjykata Themelore në Gjakovë  ia ka caktuar masën e paraburgimit pre tridhjetë (30) ditësh P. B, i dyshuar për tentim vrasje. Rasti...
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Zgjedhjet parlamentare në Kosovë që do të zhvillohen më 9 shkurt të vitit 2025 shihen nga diplomatët e Bashkimit Evropian që merren...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Vullneti ka biseduar me Xhenetën dhe e ka këshilluar se si të flasë me Gjestin në darkën që do të organizohet për...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Sara dhe Driloni kanë vazhduar të bisedojnë për raportin me njëri-tjetrin. Ishte Sara ajo që i Drilonit se në pjesën e klipit...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Driloni e ka bërë hapin e parë drejt raportit me Sarën. Gjatë bisedës me të, Driloni i tha Sarës se “ne duhet...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Vullneti, Drenusha dhe Xheneta kanë biseduar për deklaratën e Gresës për marrjen e rolit në filma. Drenusha tha se “ne e dimë...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Pikëkalimet kufitare kanë filluar të ngarkohen edhe më shumë për shkak të rritjes së fluksit të ardhjes së diasporës në vend. Pritjet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.