Spanja ka regjistruar më shumë se 23,000 raste të reja me coronavirus që nga e premtja, tha shefi i urgjencës shëndetësore Fernando Simon të hënën në një konferencë shtypi, duke sugjeruar që shkalla e infeksionit kishte rënë pak nga një kulm i arritur javën e kaluar.
Të dhënat e Ministrisë së shëndetësisë treguan se 2.489 raste të reja u diagnostikuan në 24 orët e kaluara, ndërsa totali i rasteve që nga fillimi i pandemisë u rrit në 462.858.
Pesë njerëz vdiqën gjatë ditës së kaluar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 29.094.
Statistikat e fundit mund të modifikohen në të ardhmen pasi Spanja rregullon në mënyrë retroaktive të dhënat e saj të përditshme.