×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Rimëkëmbja gjermane nga COVID-19 do të jetë e ngadaltë dhe e dhembshme

    FrontOnline
    06 Korrik 2020

    Porositë industriale gjermanë u zmbrapsën në mënyrë të moderuar në maj dhe një e pesta e kompanive në ekonominë më të madhe të Evropës thonë në një studim të botuar sot, se i trembeshin një paaftësie paguese, duke i rritur kështu pritjet për një rimëkëmbje të ngadaltë dhe të dhembshme nga pandemia e koronavirusit të ri, sipas Reuters.

    Gjermania i ka rezistuar pandemisë më mirë se vendet e tjera të mëdha evropiane, duke regjistruar më pak vdekje nga COVID-19 dhe ekonomia e saj ka qenë relativisht elastike gjatë më shumë se gjashtë javëve të bllokimit, falë paketave bujare stimuluese dhe një vendimi për të mbajtur fabrikat dhe kantieret e ndërtimit të hapura.

    “Të dhënat e porosive sinjalizojnë se recesioni i sektorit të prodhimit ka kapërcyer pikën e tij të ulët”, por niveli i ulët i porosive tregon gjithashtu se procesi i rimëkëmbjes është shumë larg”, theksoi Ministria e Ekonomisë.

    Marrja e porosive është 30,8% më e ulët se në shkurt, para se të vendoseshin masat e bllokimit për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit dhe pothuajse 30% më ulët, sesa në maj 2019./atsh

    Banori/banorja i/e dhjetë: Jeta të ofron njerëz të këqij, por unë ua gjej vendin
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Shëndeti i Mbretit të Britanisë së Madhe mund të mos jetë duke u përmirësuar. Sipas mediave amerikane, gjendja e tij shëndetësore është...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformën X ku shihet duke i  shtrënguar duart me ish-kreun e OSBE-së...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Përdorimi i rrjeteve kompjuterike nga një masë e madhe, në Shqipëri ka bërë që të rriten edhe rastet kur po abuzohet me...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Videoja e një vajze të vogël që imiton ulërimën e luanit është bërë virale në rrjete sociale. Riley Kay Scott ka impresionuar...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjatë vizitës në Gjermani. Ai ka paralajmëruar se do...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje partnerëve perëndimorë që t’i japin shtetit të tij sisteme shtesë të mbrojtjes, me qëllim...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KODE), ka organizuar aktivitetin “Shkolla e 100-të” e lidhjes së 100 shkollave...
    Vip26 Prill 2024
    Këngëtari Bardhi, i cili ua mori zemrat publikut edhe më shumë me paraqitjen e tij në Big Brother VIP Albania, sapo ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.